7 lloj të njerëzve që do të strehohen nën hijen e Arshit të Allahut në ditën e Gjy kimit a do të hynë këta të gjithë në Xhenet pa dhënë llogari apo..?

LAJME

7 lloj të njerëzve që do të strehohen nën hijen e Arshit të Allahut në ditën e Gjykimit a do të hynë këta të gjithë në Xhenet pa dhënë llogari apo edhe këta do të japin llogari në ditën e Gjykimit, një sqarim mundësisht, Allahu ju shpërbleftë!

Pra, pyetja është shumë me vend, ngase Pejgameberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na paralajmëron dhe na tregon se në ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen pranë Allahut azze ue xhel dhe atë ditë dielli do të jetë mbi kokat e njerëzve. Njerëzit do të jenë të zhytur në djersë, përpos, një lloj të njerëzve që Allahu azze ue xhel do t’i strehon nën hijen e Arshit të Tij.

Dhe në këtë hadith të vërtetë që e transmeton Ebu Hurejra, na ka treguar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ata që do të strehohen nën hijen e Arshit të Allahut, janë 7 lloj. Pyetja është, këta të cilët do të strehohen në ditën e Gjykimit, a do të japin llogari pranë Allahut apo do jenë prej atyre që do të hynë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur.

Pra, vëllezër të ndershëm, në atë që e posedojmë për ditën e Gjykimit dhe mbi llogarinë është që transmeton me një hadith Imran ibn Husejn radijAllahu anhu, që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem 70.000 njerëz nga umeti im do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari. Kush janë këta? Cilët njerëz do të jenë që do të hynë në Xhenetin e Allahut pa dhënë llogari?

Në hadithin e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Pejgamberi i Allahut në këtë rast i ka cilësuar, i ka përcaktuar, për këtë arsye në nuk kemi të drejtë të flasim në fenë e Allahut pa argument, argumenti i vetëm që ekziston janë vetëm ky lloj i njerëzve që do të hynë në Xhenetin e Allahut pa dhënë llogari.

Çfarë cilësi posedojnë? Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem këta të cilët do të hynë në Xhenetin e Allahut pa llogari janë ata që nuk kërkojnë shërim, nuk kërkojnë që t’u bëhet rukje nga sëmundjet që i posedojnë, pra bëjnë durim, i japin përparësi ahiretit pranë dynjasë, kjo është cilësi e tyre që do të hynë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur.

E dyta, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe nuk besojnë në bestytni të ndryshme, pra nuk janë ata të cilët i besojnë besimeve të kota siç ka qenë një traditë të cilët kanë hedhur short në kohën e mushrikëve kur janë nisur për një rrugë, e kanë marrur një shpend, e kanë lëshuar të fluturojë, nëse ka fluturuar në anën e djathtë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre në anën e djathtë, nëse ka fluturuar në anën e majtë, janë kthyer prapa .. pra nuk besojnë në besime të kota, apo siç është e përhapur në mësin e popullatës sonë kur njëri niset në udhëtim dhe ia pret rrugën një mace, kthehet prapa .. pra është pesimist se ka per t’i ndodhur diçka, pra,

ata të cilët nuk besojnë në besime të kota, dhe ata që nuk bëjnë shërim me zjarr siç ka qenë një traditë në kohën e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pra këta janë ata njerëz të cilët i mbështeten Allahut krejtësisht, të vetmit që do të hynë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur, ndërsa ata të cilët i ka përshkruajtur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që do të strehohen nën hijen e Arshit të Allahut azze ue xhel, edhe ata do të llogariten mirëpo si do të jetë llogarija e tyre?

Llogarija prej llogarisë ka dallim ngase siç është pyetur Ibn Omeri radijAllahu anhu, është pyetur për llogarinë e besimtarit dhe i kanë thënë a ke dëgjuar diçka prej Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të ketë njoftuar se si llogaritet besimtari në ditën e Gjykimit pranë Allahut .. Është përgjigjur Ibn Omeri dhe ka thënë:

Po, kam dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili ka thënë se Allahu azze ue xhel besimtarin, robin e dashur të tij e vetmon dhe i thotë: O robi im, a të kujtohet filan dita, filan ora, filan çasti ke vepruar këtë gjynah, dhe këtë, dhe këtë .. derisa robi i Allahut të pohon dhe ta pranon çdo send që Allahu azze ue xhel ia paraqet dhe bindet robi i Allahut se u shkatërrua përderisa Allahut azze ue xhel nuk i fshehet asnjë send, e pastaj Allahu i përgjigjet dhe thotë, a nuk jam Unë që t’i mbulova në dynja?

Thotë: Po ja Rabb, Ti je Ai i Cili m’i mbulove në dynja. Thotë Allahu, pasi që t’i mbulova në dynja, Unë jam dhe Ai që t’i fali në ahiret. Ndërsa jobesimtarin dhe munafikun Allahu nuk i veçon .. Allahu në ditën e Gjykimit munafikut, jobesimtarit ia publikon, ia shpalos të gjitha mëkatet dhe të metat që i kanë bërë dhe thotë Allahu azze ue xhel: Këta jane gënjeshtarët që kanë gënjyer Allahun e tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët, mbi zullumqaret.

Kjo është llogaria .. pra llogarija prej llogarisë ka dallim. Një ditë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tregoi me një hadith që transmeton Aishja radijAllahu anha, tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ai i cili llogaritet mirë ne ditën e Gjykimit, do të dënohet.

Aishja ndërhyn dhe thotë, ja ResulAllah, a nuk është që Allahu ka thënë në Kur’an se atij që i jepet libra në dorën e djathtë, do ta llogarisim me llogaritje të lehtë? Çka tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? Tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është ajo llogaritje sipërfaqësore, pra disa do të llogariten në ditën e Gjykimit sipërfaqësisht, ndërsa ai i cili ndalet dhe llogaritet para Allahut për çdo çështje të madhe apo të vogël, per çështje në detaje thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të dënohet.

Pra besimtarët do të llogariten në ditën e Gjykimit, në përjashtim të 70.000 njerëzve që do të shpëtojnë nga llogaria, dhe do të futen në Xhenet pa u llogaritur. E transmeton një hadith Imam Ahmedi, e Ibn Kethiri thotë se ky hadith është i vërtetë:

Thotë, 70.000 njerëz nga umeti i Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do të hynë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur, me çdonjërin do të jenë edhe 70.000, pra çdonjëri prej tyre do t’i merr nga 70.000, pra nëse është ky hadith i vërtetë, atëherë këta njerëz janë ata që do të hynë në Xhenet pa u llogaritur, ndërsa ata që strehohen nën hijen e Arshin e Allahut nuk posedojmë argument të vërtetë që nuk llogariten në ditën e Gjykimit, por edhe ata do të llogariten vetëm se llogarija e tyre do të jetë e lehtë.

Allahu na mundesoftë qe të jemi prej atyre që hynë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur, e nëse Allahu cakton që të llogaritemi, të jemi prej atyre që llogariten përfaqësisht e jo në detaje. Allahu na beftë banorë të Xhenetit.