7 persona do të jenë nën Hijen e Allahut! – O Allah na bënë prej tyre!

LAJME

Transmetohet prej Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë: “7 persona (palë njerëzish) do të jenë nën Hijen e Allahut, ditën që nuk ka hije veç Hijes së Tij: 1- Prijësi i drejtë. 2- I riu që rritet me adhurimin e Allahut. 3- Personi që zemrën e tij e ka të lidhur me xhamitë.

4- Dy persona që u deshën për Hirë të Allahut, i bashkoi dhe i ndau dashuria për Hirë të Tij. 5- Një person të cilin e fton (për të bërë zina, imoralitet) një grua me pozitë dhe e bukur, e ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut!”. 6- Një person që jep Sadaka (lëmoshë) dhe e fsheh atë derisa dora e tij e majtë nuk e di se çfarë dha dora e djathtë. 7- Një person që përkujton Allahun kur është vetëm dhe sytë i lotojnë”.

Transmeton imam Buhariu dhe Muslimi -Allahu i mëshiroftë dhe me ta në xhennet na bashkoftë.