7 VEPRA, SHPËRBLIMI I TË CILAVE I VAZHDON NJERIUT NË VAR’RIN E TIJ, PAS VD’ EK’JES SË TIJ:

HADITHE LAJME

Nga sahabiu i nderuar Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë: “Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në var rin e tij, pas vde kjes së tij: Lënia trashëgimi e diturisë së dobishme (t’ju lësh njerëzve dituri nga e cila do të përfitojnë),
T’ju mundësosh të përfitojnë nga uji i një lumi (hapja e një vije që të kaloi uji),

Hapja e një pusi (apo burimi), mbjellja e një palme (hurme arabe, apo e çdo peme tjetër të dobishme), Ndërtimi i një xhamie, Dhurimi i një Mus’hafi (Kurani),
si dhe të lësh pas fëmijë të edukuar, të cilët luten dhe kërkojnë falje për ty pas vdekjes tënde.” El Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij “Sahihu el xhemiu” me nr 3596, e ka vlerësuar si hadith hasen.