A duhet në namazin farz pas Fatihasë të thuhet amin me zë të ultë ose me zë të lartë?

LAJME

A duhet në namazin farz pas Fatihasë të thuhet amin me zë të ultë ose me zë të lartë?

Kjo varet prej namazit që jeni duke e falur, nëse jeni duke e falur namazin e sabahut apo namazin e akshamit apo namazin e jacisë kur leximi bëhet në dy rekatet e para të namazit të akshamit apo jacisë me zë, amini duhet të thuhet me zë, edhe imami edhe xhemati dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se çifutët nuk i kanë xhelozuar muslimanët më shumë se në fjalën amin që thuhet pas fatihasë.

A e dini përse? Për shkak se thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nëse amini i xhematit përputhet me aminin e melekëve që e thonë në atë kohë, i falen të gjithë mëkatet që i ka bërë deri atë ditë. Kjo është dhurata e atyre që e thonë aminin pas fatihasë, dhe nëse namazi është që lexohet me zë, normal se nëse je me xhemat kjo thuhet me zë, edhe amini me zë.

Derisa transmetohet se sahabet, kur e përfundonte Pejgamberi i Allahut fatihanë dhe pasi thonte Amin, edhe shokët e tij thonin amin aq fuqishëm sa që dridhej xhamija e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pra kjo është një sunet i braktisur në trojet tona, pra i lumtë atij që e ringjallë këtë sunet të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i dridh xhamitë me fjalën amin, o Zot pranoje, a ka lutje më të mirë se lutja që na ka mësuar Allahu azze ue xhel ta thojmë çdo rekatë, që në këtë lutje thuhet ” o Zot, udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i nderove mos na bëj prej atyre që ndjekin rrugën e atyre që u hidhërove dhe që e humbën rrugën, pra, Amin, ja këtu ngritet zëri ja ku tjetër.

Kështu kanë vepruar shokët e Pejgamberit të Allahut, dhe gjithashtu në këtë mënyrë i ka mësuar i Dërguari i Allahut. E nëse njeriu falet vet, preferohet të lexohet me zë, pra nëse e lexon Fatihanë me zë e thua dhe aminin me zë, ndërsa nëse është në namazin e drekës, namazin e ikindisë apo tre namazet tjera dhe falet pa zë, atëherë edhe amini thuhet pa zë.

Pra është sunet i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që në namaz, kur të thuhet El-Fatiha, në përfundim të saj të thuhet Amin,
nëse El-Fatiha është lexuar me zë edhe amini të thuhet me zë, e nëse El-Fatiha është lexuar pa zë dhe amini pa zë. Allahu e di më së miri.