A e adhurojmë Allahun duke pasur frikë nga dënimi i Tij dhe duke shpresuar mëshirën e Tij?

AKIDE

A e adhurojmë Allahun duke pasur frikë nga dënimi i Tij dhe duke shpresuar mëshirën e Tij?

Po, pikërisht kështu e adhurojmë, ngase Allahu i urdhëron robërit e Tij duke thënë:

“Dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën)…” (El-Araf, 56)

I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Lus Allahun që të ma dhurojë Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje te Ai nga zjarri i Xhehenemit.” (Transmeton Ebu Davudi me sened të vërtetë)