A e di dikush gajbin (të fshehtën)?

AKIDE

A e di dikush gajbin (të fshehtën)?

Jo, gajbin (të fshehtën) nuk e di askush përveç Allahut. Allahu thotë: “Çelësat e fshehtësisë janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di askush veç Tij.” (El-En’am, 59)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk e di gajbin askush përveç Allahut.” (Hadithi është i mirë, transmeton Taberaniu)

10) Cila është dispozita e sheriatit për atë që vepron me ligje që nuk janë të islamit?
Veprimi me ligje jo islame është kufër nëse personi vep ron me to duke mos qenë i detyruar ose nëse beson se këto ligje janë më të përshtatshme se ligji islam. Allahu thotë:
“E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë kafira (mohues).” (El-Maide, 44)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Nëse kryetarët e tyre (muslimanëve) nuk gjykojnë me Librin e Allahut dhe zgjedhin (bëjnë dallim) nga ajo që është shpallur, Allahu do të lëshojë mes jush fatkeqësi.” (Hadithi është i mirë, i saktë, transmeton Ibn Maxhe)