A e dini se çfare ndodh me njeriun në natën e parë pasi ndërron jetë…?!

HADITHE LAJME

Cfare ndodh me njeriun në natën e parë pasi ndërron jetë.Në “El-Musned” përmendet hadithi i transmetuar nga El-Bera’ë Bin Azibi, i cili ka thënë:“Bashkë me të Dërguarin e Allahut dolëm për të përcjellë xhe’nazen e njërit prej burrave nga ensarët, derisa arritëm te një va’rr, të cilit nuk i ishte bërë akoma lahdi. I Dërguari i Allahut u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Dukej sikur mbi kokat tona qëndronte ndonjë zog. Profeti (alejhiselam) kishte një shkop në dorë dhe me të gërryente tokën.

Ai ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni ndihmë nga Allahu prej dënimit të va’rrit.” I përsëriti këto fjalë dy apo tri herë dhe më pas shtoi: “Me të vërtetë, kur robi besimtar po largohet nga kjo botë dhe po i afrohet tjetrës, atij i zbresin engjëjt prej qiellit me fytyra të bardha. Ata kanë me vete qefina prej qefinave të Xhenetit dhe parfume prej parfumeve të tij. I afrohen njeriut aq pranë, sa ç’është edhe shikimi i tij. Më pas vjen engjëlli i vde’kjes, i ulet pranë kokës dhe i thotë:

“O shpirt i qetë, dil drejt faljes dhe kënaqësisë së Allahut!” Shpirti do të dalë, ashtu siç del pika e ujit nga burimi. Më pas ëngjëlli i vd’ekjes do ta marrë shpirtin e tij, por engjëjt e tjerë do t’ia marrin dhe nuk do ta lënë për asnjë çast në dorën e tij (ëngjëllit të vd’ekjes), do ta vendosin në qefin, do ta lyejnë me parfumin e Xheneti dhe prej (shpirtit të) tij do të kundërmojë një erë si era e aromës më të mirë që mund të gjindet në tokë. Duke u ngjitur në qiell bashkë me të, ata do të hasin në një grup engjëjsh të tjerë, të cilët pyesin:

“Ç’është ky shpirt i mirë?” Engjëjt shoqërues do t’u përgjigjen: “Është filani, i biri i filanit” dhe e thirrin atë me emrat më të mirë më të cilët e thërrisnin në jetën e dynjasë. Kur arrijnë te qielli i dynjasë, ata kërkojnë që t’u hapet dera. Ajo hapet dhe banorët e afërt të secilit prej qiejve e përhapin lajmin te njëri-tjetri, derisa arrijnë në qiellin e shtatë. Atëherë, Allahu xh.sh thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në Ilij-jin dhe kthejeni në tokë, sepse Unë i kam krijuar prej saj, do t’i kthej përsëri tek ajo dhe nga ajo do t’i nxjerr edhe një herë tjetër”.

Pastaj, Profeti (a.s) vazhdoi: “Dhe shpirti do t’i kthehet në tokë e do t’i vijnë dy engjëj, do ta ulin dhe do ta pyesin“Kush është Zoti yt?”Ai do të përgjigjet “Zoti im është Allahu. Më pas, ata do ta pyesin për herë të dytë: “Cila është feja jote?”Ai do të thotë:‘Feja ime është Islami.”Engjëjt do të vazhdojnë:“Kush është ai burrë që u dërgua te ju?”Besimtari do të përgjigjet:“Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut.”Pyetja tjetër e engjëjve do të jetë:“Cila është dija jote?”Ai do të thotë:“Unë kam lexuar librin e Allahut, e kam besuar dhe e kam miratuar atë.”Atëherë, një thirrës do të thërrasë prej qiellit:“Robi im tha të vërtetën, pra shtrojeni me shtroje të Xhenetit, visheni me rroba të Xhenetit dhe hapjani një derë drejt Xhenetit.” Profeti (a.s) tha:

“Atij do t’i vijë era e mirë e Xhenetit dhe va’rri i tij do të zgjerohet, sa ta ketë shikimin.Do t’i vijë një burrë me fytyrë të bukur, me rroba të mira dhe aromë të këndshme dhe do t’i thotë: “Përgëzohu me atë që të gëzon!Kjo është dita që të ishte premtuar!” Besimtari e pyet:“Kush je ti?Fytyra jote është fytyra e atij që vjen me të mira.” Burri i përgjigjet:“Unë jam puna jote e mirë.” Besimtari thotë:“O Zot, bëje kiametin, o Zot bëje kiametin, në mënyrë që të kthehem te familja dhe te pasuria ime.”Kurse, kur robi jobesimtar largohet nga kjo botë dhe i afrohet tjetrës, atij i zbresin engjëj me fytyra të zeza.Ata kanë me vete armore dhe i ulen pranë, aq sa është shikimi i tij.

Më pas, i vjen engjëlli i vdek’es, i cili i ulet afër kokës dhe i thotë:“O ti shpirt i keq, dil drejt urrejtjes së Allahut dhe zemërimit të Tij.”Shpirti do të zhytet në trupin e tij dhe engjëlli do ta shkulë, ashtu siç shkulet hekuri nga leshi i lagur.Më pas ëngjëlli i vde’kjes do ta marrë shpirtin e tij, por engjëjt e tjerë do tia marrin dhe nuk do ta lënë për asnjë çast në dorën e tij (ëngjëllit të vde’kjes)dhe do ta vendosin tek armoret nga të cilat del një aromë e keqe, sikurse era më e keqe e kufomës që gjendet në tokë.

Do të ngjiten lart bashkë me të dhe rrugës do të kalojnë pranë një grupi engjëjsh, të cilët do të pyesin:“Ç’është ky shpirt i keq?” Engjëjt shoqërues do të përgjigjen:“Është shpirti i filanit, i biri i filanit” dhe e thirrin atë me emrat më të shëmtuar më të cilët e thërrisnin në jetën e dynjasë.Kur të arrijnë te qielli i dynjasë,ata do të kërkojnë që t’u hapet dera, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.”Më pas, i Dërguari i Allahut (a.s)lexoi ajetin kuranor:“Atyre nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës.”