A ËSHTË E DREJTË SHPREHJA ‘FEJA ËSHTË NË ZEMËR’?

AKIDE

A ËSHTË E DREJTË SHPREHJA ‘FEJA ËSHTË NË ZEMËR’?

Kjo shprehje përdoret për ata që duan të justifikohen për moskryerjen e detyrimeve të tyre islame. Islami është fe që përmban në vetvete udhëzime dhe urdhra për të gjitha aspe ktet e jetës. Kështu ai i jep personit një bashkësi udhëzimesh e urdhrash për të dy elementet bazë, për doktrinën (imanin) dhe për veprimet praktike të individit që kanë të bëjnë me Allahun, me veten e tij dhe shoqërinë.

Moskryerja e vepri meve do të thotë moskryerje e urdhëresave të islamit dhe kjo sipas gradës dhe rastit përkatës e bën personin gjynah qar ose e nxjerr atë nga islami.

Hasan El-Basriu ka thënë: “Imani nuk është me të dëshi ruar e as me të zbukuruar, por është bindje në zemër të cilën e vërteton vepra.” Imam Shafiu ka thënë: “Imani është fjalë dhe vepër…”

Të parët tanë të mirë kanë qenë të një mendimi se ‘Imani

është të besosh, ta deklarosh besimin tënd dhe të veprosh sipas tij’.