A është e lejuar që shishet boshe të zbukurohen me guacka nga deti e të shiten si ..

LAJME

A është e lejuar që shishet boshe të zbukurohen me guacka nga deti e të shiten si suvenir apo a është haram ngase disa prej tyre që i blejnë dhe në shtëpitë e tyre i mbushin me alkool?

S’ka dyshim se gotat e zbukuruara me guacka lejohen të shiten, në rast se në përgjithësi përdoren për lëngje të ndryshme. Mirëpo, nëse janë gota dhe shishe të veçanta për alkool apo blerësit e vendit ku e shet janë shumica që e përdorin për alkool, nuk lejohet të shitet.

Nëse në përgjithësi këto gota i blejnë për lëngje të ndryshme, e ka mundësi që ndonjëri nga ato ta keqpërdor, përderisa nuk e dimë se mund të keqpërdoret, lejohet.

Ndërsa, nëse e dimë, se personi i caktuar e përdor vetëm për alkool, atëherë nuk lejohet që t’i shiten atij. Allahu e di më së miri!

– përgjigja është marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajramit