A është e vërtet se edhe krishterët do të kenë xhennetin e tyre?

LAJME

A është e vërtet se edhe krishterët do të kenë xhennetin e tyre?

Nuk është e vërtetë. Ka vetëm Xhenet dhe Xhehenem, nuk ka diçka tjetër në mes, Allahu ia jep dynjanë atij që e don, dhe atij që nuk e don. Ndërsa a ka mundësi që dikush ahiretin ta merr me zor? Jo, për shkak se Allahu azze ue xhel krishterët, çifutët, të gjithë, i ka thirrur në besim, i ka thirrur dhe ju ka thënë, ejani dhe besoni që të futeni në Xhenet. Pra krishterët që vdesin në krishterizëm, mbarojnë jetën e tyre dhe përfundojnë në Xhehenem përgjithmonë.

A i sjellin dobi në Xhehenem veprat e mira që i kanë bërë?

Janë dy mendime të dijetarëve, Imam Bejhakiu thotë: Veprat e mira (është sjellur mirë me komshiun, nuk u ka bërë keq) i sjellin dobi edhe në Xhehenem, vetëm veprat e mira që i kanë bërë në dynja pa besim, mirëpo s’kanë mundësi t’i nxjerrin nga Xhehenemi. Për këtë arsye, e lusim Allahun azze ue xhel që edhe atyre, Allahu t’ua zgjeron gjoksin ta pranojnë dinin e Allahut azze ue xhel, ta pranojnë islamin, që të jenë banorë të Xhenetit, ngase neve nuk na i ngushtojnë Xhenetin, Xheneti është i madh, ka vend edhe për ato nëse hyjnë në besim.

– marrë nga videot e hoxhës Sadullah Bajrami