A është haram që mashkulli të bartë një zinxhir në dorë dhe në qafë që nuk është prej ari por është nga argjendi?!

LAJME

A është haram që mashkulli të bartë një zinxhir në dorë dhe në qafë që nuk është prej ari por është nga argjendi nëse është haram kisha pasur dëshirë ta dija pse dhe pasojat, se unë fali namaz dhe shumë sunete i kryej, por ja që i kam shumë merak të bart zinxhir. Allahu ju shpërbleftë!

Ne e lusim Allahun azze ue xhel që të të forcon në namaz, të të forcon në fe. Sa i përket bartjes së zinxhirëve në qaf apo qaforeve apo bartja e zinxhirëve në dorë normal që nuk lejohet siç e nga hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e pa i Dërguari i Allahut një unazë që një shoku i tij e kishte vënduar në gisht Pejgamberi i Allahut ia hoqi dhe tha si ka mundësi një musliman që një shkëndi zjarri ta vëndon në dorën e tij.

Sa i përket argjendit, a lejohet që mashkulli të bartë qafore në qaf apo në dorë? apo edhe të parashtrohet pyetja se a lejohet që mashkulli të bartë vath një apo dy në hundë apo vesh? Vendimi i sheriatit është se nuk lejohet, për shkak se i takon gjinisë femërore.

Dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në shumë hadithe i mallkon ata meshkuj që i përngjajnë grave dhe ato gra që ju përngjajnë meshkujve, gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur flet për mëndafshin dhe arin thotë se ata që mbajnë ari nuk do të mbajnë në Xhenetin e Allahut, pra edhe nëse hyjnë në Xhenetin e Allahut, nuk kanë për t’i stolisur me ari.

Dhe ato që bartin mëndafsh, edhe nëse hynë në Xhenet nuk kanë për t’u stolisur me ari. Dhe ato që bartin mëndafsh, edhe nëse hynë në Xhenetin e Allahut, nuk kanë për të veshur mëndafsh dhe ata që stolisen me stoli në këtë botë që i ka ndaluar Allahu nuk kanë për t’u stolisur në Xhenetin e Allahut.

Pra e para nga ajo, ndalohet ngase është një stoli që i takon femrave, për Aishja radijAllahu teala anha e cila na transmeton dhe na thotë: M adhëria e Allahut qoftë e lartë që i ka zbukuruar meshkujt me mjekrra. Mjekrra është stolia e mashkullit dhe thotë madhëria e Allahut qoftë e lartë që i ka zbukuruar gratë me flokë.

Paramendojeni një grua që mos të ketë asnjë qime floku në kokën e saj .. çfarë bukurie do të ketë? Pra Allahu azze ue xhel na ka zbukuruar dhe mjafton zbukurimi i Allahut azze ue xhel për shkak se çdo send që e rëndojmë veten tonë më tepër se Allahu na ka zbukuruar, sigurisht se do ta dëmtojmë.

Gjithashtu zinxhiri apo bartja e stolive na jep disa karaktere, disa sjellje të gjinisë femërore, për këtë arsye urtësia dhe ky është modeli i huaj, nuk është model i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e thotë Pejgamberi i Allahut: Ai që i përngjan një popullit, ai është prej tyre.

Për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na i ka ndaluar krejtësisht që të zbukurohemi. Na i ka lejuar që mashkulli të bartë një unazë nga argjendi, e nuk lejohet që mashkulli t’i vendon tre unaza apo katër, ngase kjo është stoli e femrave domethënë bartja e më shumë se një unaze, dhe kur jemi tek stolia e unazave nuk preferohet tek dy gishta domethënë tek gishti i madh dhe gishti tregues kjo është e ndaluar edhe për femrat.

Megjithatë u mjafton nga tre gishta tek të dy duartë, 6 unaza është e mjaftueshme .. E dyta tek mashkulli nuk lejohet që të zbukurohet vetëm me një unazë dhe nuk preferohet që kjo unazë të jetë unaza e fejesës ngase kjo është traditë e krishterëve, njeriu para martesës tek ta ka qenë i lirë, pra e ka pasur të lejuar edhe të bëj zina, Allahu na ruajtë, e kur të fejohet shkojnë në kishë dhe fillojnë të i numërojnë tre gishta dhe thonë:

Në emër të atit, me emër të birit dhe shpirtit të shenjtë dhe ia vendosin unazën dhe tashmë je i lidhur me filanen pra nuk guxon që të dashurohesh në dikë tjetër, pra kjo është traditë e krishterëve që neve si besimtarë nuk na ka hije t’i përngjajmë të tjerëve, pra Allahu azze ue xhel siç ta ka dashuruar namazin, lute Allahun në sexhde që të ta dashuron çdo send që është pjesë e islamit dhe do ta shohësh një ditë se do të jetë qesharake me veten tënde kur ta shohësh ndonjë fotografi apo kur ta shohësh dikë me qafore,

për shkak se as që ka zbukurim përkundrazi ta humb burrërinë, ta humb autoritetin dhe karakterin, pos asaj mos të bësh pjesë në mallkimin e Allahut azze ue xhel. E kë e mallkon Allahu azze ue xhel nuk e përfshin rahmeti i Allahut.

Për këtë arsye, nëse të është dashuruar, hiqe për hir të Allahut, Allahu ka për të ta kompenzuar me diçka më të mira, me zbukurime të imanit, në zemër dhe në gjymtyrë. E lusim Allahun azze ue xhel që rininë tonë ta vetëdijëson dhe nga çdo e ligë ta largon.