A është i vlefshëm abdesi nëse flokët apo trupin e ke të lyer me ndonjë krem apo me ndonjë balsam për flokë të cilët ..

LAJME

A është i vlefshëm abdesi nëse flokët apo trupin e ke të lyer me ndonjë krem apo me ndonjë balsam për flokë të cilët përmbajnë përqindje alkooli.

Pra në këtë rast kemi dy pyetje, pyetja e parë është se a është me vlerë abdesi i cili është marrë duke pasur kremra të ndryshëm që i lyejnë flokët apo fytyrën e kështu me radhë. Dijetarët islam kanë folur në këtë tematikë gjërë dhe gjatë, për këtë arsye e para që duhet të bëhet e qartë është se pjesët të cilët na ka porositur Allahu në Kur’an që duhet të pastrohen, që të jetë abdesi i saktë, apo për t’u përgatitur për në namaz janë dy lloj:

Një lloj i gjymtyrëve duhet të lahen, e këta gjymtyrë nuk guxohet assesi të ketë ndonjë krem apo llak apo diçka që e pengon ujin të arrijë në lëkurë. Një pjesë tjetër është mest apo fërkim, e kjo është fërkimi i flokëve, e këtu kanë folur dijetarët dhe kanë thënë se nëse në flokë ka ndonjë mast dhe merr abdes, a është me vlerë abdesi apo jo?

E dijetarët kanë ardhur në përfundim dhe kanë thënë se nëse është ndonjë mast i lehtë e jo i trashë, që nuk e pengon ujin, abdesi është i saktë, ndërsa nëse është një shtresë e cila pengon depërtimin e ujit tek flokët dhe këtu dijetarët janë ndarë në dy mendime:

disa e kanë konsideruar të saktë duke u bazuar në argumentin se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndonjëherë e ka fshirë kokën, pra i ka dhënë mest imames apo shallit të tij, pra sikur që edhe për gratë lejohet që t’i japin mes’h kokës mbi mbulesën e tyre nëse një pjesë të flokëve e fshin në mes’h me rastin e marrjes së abdesit,

pra grupi i parë i dijetarëve kanë thënë se kjo lejohet, e grupi tjetër i dijetarëve nuk e kanë lejuar një gjë të tillë dhe kanë thënë se uji duhet t’i prek flokët.

Pra shkurtimisht mund të themi ne se më mirë është që të largohen këto kremra që pengojnë depërtimin e ujit, që abdesi të jetë më i saktë pra kur kemi për qëllim flokët, ndërsa kur jemi tek pyetja se këto kremra përmbajnë në vete alkool, a është i saktë namazi i tyre dhe abdesi apo jo?

Dihet se alkooli, Allahu e ka ndaluar në Kur’an dhe dijetarët e mëparshëm shumica e atyre kanë anuar se alkooli është i papastër dhe papastërtija nuk lejohet që të preket e përdoret e kështu me radhë, mirëpo ne anojmë tek mendimi i dijetarëve se papastërtija që është përmendur në Kur’an i alkoolit, është për qëllim ndytësia kuptimore ngase Allahu azze ue xhel i rendit, alkoolin, bixhozin, idhujt e kështu me radhë, e për të gjithë thotë se janë të ndytura,

askush prej dijetarëve nuk ka thënë se nëse e përshendet një jobesimtar, një mushrik duhet të pastrojmë dorën, pra përgjigjeja jonë është se nëse ka një sasi të vogël të alkoolit ai mast, nuk e prish abdesin dhe nuk prish punë që të falesh me të, pra mund të përfundojmë gjithashtu se edhe parfumet që përmbajnë një sasi të alkoolit në të,

lejohet përdorimi i tyre me kusht që mos të jetë sasia e madhe për shkak se ndytësira e alkoolit është për qëllim pirja e alkoolit dhe përdorimi për pirje apo për shërim dhe kështu me rradhë, e nuk është për qëllim ndytësira e prekjes së alkoolit, Allahu e di më së miri!