A është obligim për fëmijën 9 muajsh të jepet sadakatul fitri?

PYETJE PERGJIGJE

A është obligim për fëmijën 9 muajsh të jepet sadakatul fitri?

Nëse fëmiu është i lindur, qoftë edhe ni çast po ta ketë, duhet që të jepet sadakatul fitër. Pra fëmiu i cili lind, para perëndimit të diellit, në ditën e fundit të agjërimit, jepet sadakatul fitri edhe për atë. Disa dijetarë kanë thënë edhe deri në sabah, pra nëse lind fëmiu deri në sabah, jepet sadakatul fitër. Për çka jepet sadakatul fitri për të? – Për shkak se ka afat ende të jepet sadakatul fitri.

Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sadakatul fitrin e kanë dhënë në mes të namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit, mirëpo ibn Omeri siç transmetohet, se e kanë dhënë edhe 2-3 ditë para Bajramit. Pra, për fëmiun që lind para se të perendon dielli apo para namazit të sabahut duhet të jepet sadakatul fitër, ndërsa, nëse nuk është i lindur, ne i takojmë mendimit të dijetarëve se nuk duhet për të të jepet sadakul fitër edhe nëse i ka 9 muaj në barkun e nënës, edhe pse ekziston një mendim i dijetarëve se duhet me dhënë sadakatul fitër edhe për të, e ne mendojmë se përderisa nuk ka lindur, nuk jepet sadakatul fitër për të. Allahu e di më së miri.

– marre nga videot e hoxhe Sadullah Bajramit