A janë lejuar tespit në Islam dhe pas cilit namaz i ka kënduar ResulAllahu sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?!

LAJME

A janë lejuar tespit në Islam dhe pas cilit namaz i ka kënduar ResulAllahu sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pas çdo farzi apo në fund të namazit. Allahu ju shpërbleftë!

Sa i përket pyetjes së parë se a lejohen tespit, fjala tesbih do të thotë dhikr, fjala tesbih do të thotë fjala subhanAllah, e nëse është kjo për qëllim atëherë normal se lejohet. Mirëpo mendoj se pyetësi e ka për qëllim se a lejohet përdorimi i kokrrave në numërimin e dhikrit që ia bën Allahut azze ue xhel.

Normal se dijetarët kanë ndryshuar mendime, cili mendim është më i saktë? Unë i takoj mendimit të dijetarëve të cilët thonë se ai që ka mundësi që të numëron me gishta në veçanti me majat e gishtave, për të nuk është e lejuar që t’i përdor kokrrat për numërimin e dhikrit apo siç u thonë në gjuhën tonë tespit ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: Numërojini me majat e gishtave ngase këto do të flasin në ditën e Gjykimit dhe do të dëshmojnë.

Pra nuk na transmetohet në hadith të vërtetë që kokrrat do të flasin por na transetohet se majat e gishtave do të dëshmojnë. Lejohet që të numërohet dhikri me të duartë mirëpo më e mira është që njeriu t’i numëron me dorën e djathtë, pra me majat e gishtave ngase këto flasin dhe dëshmojnë në ditën e Gjykimit. Pra dhikri (të përmendurit e Allahut) është dy lloj, njëri i kufizuar dhe tjetri i hapur.

Pra ka dhikër që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka preferuar të thuhet 100 herë apo mbi 100 herë, nuk është e rëndësishëm të numërohet. Pra këtë dhikër nuk preferohet që njeriu ta numëron. Ndërsa dhikri i kufizuar është dhikri sidomos pas namazit, kur thua subhanAllah 33 herë .. Ibn Kajjimi thotë se nëse njeriu e ka për qëllim të thotë 33 herë dhe e thotë 34 herë, nuk pranohet .. pra pranohet si dhikër mirëpo nuk pranohet si dhikri pas namazit, për shkak se ibadeti është edhe në shqiptim edhe në numërim.

Pra, për atë plakun dhe atë plakën që nuk kanë mundësi t’i numërojnë me gishta apo me majat e gishtave lejohet që t’i përdorin tespihët dhe ky është mendimi i dijetarëve që unë i takoj dhe ky është edhe mendimi i Shejhul Islam ibn Tejmijes që mendoj se është edhe mendimi më i qëlluar. Pra për atë dhikër që është i kufizuar në numër dhe për atë njeri që nuk ka mundësi të numëron me majat e gishtave lejohet që t’i përdor tespihët si ndihmë për të arritur saktësinë e numërimin të dhikrit në veçanti kur ibadeti është edhe në numërim.

Ndërsa ibadeti dhe dhikri që është i hapur për shembull, kush thotë la ilahe ilAllah, kush thotë la havla ve la kuvvete ila bilah, 100 herë apo më shumë se 100 herë, ky dhikër nuk ka nevojë të numërohet. Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bënte dhikrin, pas namazit farz apo në përfundim të namazit? Normal se suneti i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na tregon, flet që Pejgamberi i Allahut dhikrin e ka bërë pas farzit.

Gjithashtu edhe logjika e shëndoshë e njeriut e pranon se Pejgamberi i Allahut nuk e ka bërë dhikrin pas përfundimit, pas sunetit. Argument për këtë se Pejgamberi i Allahut sunetet i ka falur në shtëpi, pra farzin e ka falur në xhami. Pra ku e ka bërë Pejgamberi i Allahut dhikrin, a në shtëpi apo në xhami? Pra Pejgamberi i Allahut e ka bërë në xhami dhe normal se e ka bërë pas farzit.

Pra pasi Pejgamberi sal-Allahu alejhi ue sel-lem ka dhënë selam djathtas dhe majtas ka thënë estagfirullah tre herë, Allahumme ente selam, ue minke selam, tebarakte ja dhel xhelali uel ikram dhe ia ka filluar të e bëj dhikrin.

Apo dhikrin që transmetohet që Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka bërë më shumë, e pastaj menjëherë e ka bërë dhikrin e tesbihut ndërsa na transmetohet që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Ajetul Kursinë e ka lexuar pas tespive.

Pra tespitë i ka bërë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pas çdo farzi, dhe në këtë kohë Pejgamberi i Allahut e ka preferuar që ne ta themi derisa kanë myzhde ata që e bëjnë këtë dhikër dhe me një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ku thotë: Ai i cili qëndron në vendin e tij ku e ka kryer namazin, derisa nuk lëvizë prej vendit, melekët luten për të dhe thonë: O Zot mëshiroje, O Zot fale .. O Zot mëshiroje, O Zot fale, O Zot mëshiroje, O Zot fale .. derisa të qëndron dhe mos të lëvizë prej vendit ku e bën ai namazin, Allahu azze ue xhel më mirë e din.