A janë të lejuar në islam këto emra për vajzat, Elina, Eljana, Lina, Sara..?!

TEMA TË NDRYSHME

A janë të lejuar në islam këto emra për vajzat, Elina, Eljana, Lina, Sara..?!

Sa i përket këtyre emrave, të cilët na parashtrohen në këtë pyetje, s’ka dyshim se emri Sara dhe Esmaja janë ndër emrat e mirë, ngase Sara ka qenë emri i bashkëshortes së Ibrahimit alejhi selam dhe Esmaja është emri i vajzës së Ebu Bekër Sidikut, radijAllahu anhu, bashkëshortja e Zubejr ibn Avamit radijAllahu anhu.

Ndërsa emra tjerë të cilët i gjeni nëpër internete apo libra, mendoj se të gjithë emrat nuk janë të mirë dhe të dobishëm. Pra, unë preferoj që besimtarët të mos i ndjekin modelat e tjerëve në emërtimin e fëmijëve të tyre apo mund të them në zgjedhjen e emrave të fëmijëve të tyre, le të parashtrojnë një pyetje, sëpari vetes së tyre, kujt kanë dëshirë të i përngjajnë këta fëmijët e tyre dhe le t’i emërtojnë fëmijët e tyre me ato emra që kanë dëshirë të i përngjasin atyre.

E dyta, le t’i emërtojnë me emra të atyre që kanë dëshirë të ringjallen me to në Ditën e Gjykimit. Dhe le t’ia parashtrojnë një pyetje vetes së tyre, prindërit në veçanti. Kush i gëzoi me këtë fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. A nuk është Allahu? Pra, si adhurohet Allahu azze ue xhel? Allahu adhurohet me emrat e bukur të Tij, duke e përfillur gjithashtu porositë e Allahut azze ue xhel, ngase në Ditën e Gjykimit njerëzit ringjallen dhe thirren para Allahut azze ue xhel me emrat e tyre.

Pra, prindërit kanë përgjegjësi para Allahut, që të zgjedhin emra të bukur për ta, e në veçanti, emra që i dallojnë nga jobesimtarët, sidomos për ato besimtarë që jetojnë në shoqëri ku ka edhe jobesimtarë. Duhet që emrat e fëmijëve të tyre mos të iu përngjajnë emrave të jobesimtarëve, ngase do të vdesin ndoshta ata dhe do të vijë shejtani do të manipulon me ta, duke iu thënë se emrat e juaj janë që tregojnë se ju i përkasni fesë sonë.

Le të kenë kujdes! Le t’i emërtojnë me emrat e pejgamberëve të Allahut, me emrat e shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me emrat e grave të devotshme, grave të cilat janë zotëresha të Xhenetit ..

Emra të bukur kemi shumë, mirëpo për fat të keq kemi shumë besimtarë që kanë dëshirë t’i ndjekin edhe modelat e huaja, gjithashtu të gjejnë një emër që kushtimisht po them, të kenë kuptim të mirë. Lusim Allahun të na i dashuron dinin e Allahut!.