A ka mëkat burri, nëse gruaja e tij është e pambuluar?

LAJME

A ka mëkat burri, nëse gruaja e tij është e pambuluar?

Burri është përgjegjës i familjes së tij dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Çdonjëri nga ju është bari dhe do të pyetet për kujdesin e rojës së tij. Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Çdo burrë është përgjegjës në familjen e tij.

Poashtu, thotë Allahu azze ue xhel në Kur’an: O ju që keni besuar ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri i Xhehenemit, lëndë djegëse ku do të jenë njerëzit dhe gurët. Pra Allahu azze ue xhel na ka porositur që të kujdesemi për veten dhe familjen tonë. Dhe s’ka dyshim se burri ka përgjegjësi para Allahut azze ue xhel nëse nuk e ka dhënë kontributin maksimal që të arrin ta bind bashkëshorten e tij që të mbulohet dhe të shpëton nga zjarri i Xhehenemit.

E nëse ndodh se gruaja e tij është e pandëgjueshme, Allahu azze ue xhel gjithashtu na ka këshilluar në Kur’an dhe ka thënë: Pra, prej atyre grave që frikeni se nuk nënshtrohen, atëherë këshillojini .. pra përdoreni këshillën më të mirë që e posedoni.

Silluni CD apo kaseta në shtëpi ku flitet për çështjen e mbulesës, pasojat e zbulimit, .. E nëse nuk binden ata, atëherë largojini nga shtratat derisa t’i binden urdhërave të Allahut azze ue xhel. Pastaj tha Allahu azze ue xhel, se nëse edhe kjo metodë nuk mjafton, atëherë Allahu azze ue xhel e ka lejuar që të rrahet me rrahje jo që lë shenja në trupin e saj. Kështu na ka mësuar Kur’ani.

Për këtë arsye, vazhdimisht duhet t’i këshilloni ata që sëpaku përgjegjësia nga supet e juaja të largohet. Përdorni metoda të ndryshme, gjithashtu të ju shoqërojnë edhe ato në mësimet ku këshillohet për dinin e Allahut, shoqërojini gratë e juaja me motra të ndershme që kanë frikë Allahun azze ue xhel ndoshta ato do të ndikojnë në zemrat e tyre dhe t’i shpëtojnë nga zjarri i Xhehenemit.

Ndërsa këshilla ime për atë motër e cila ende nuk i është nënshtruar urdhërit të Allahut azze ue xhel, unë e këshilloj me një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, siç i këshilloi gratë e besimtarëve, kur Pejgamberi i Allahut vajti lartë në qiell dhe i pa disa gra banorë të Xhehenemit.

Përse ishin në Xhehenem? Përse ishin në zjarrin e Xhehenemit? U përgjigj Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: Për shkak të mosnënshtrimit apo për shkak të mbulesës. Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Dy lloj të njerëzve i kam parë në Xhehenem, syri im në dunja nuk i ka pa: Njëri nga ato gratë e zbuluara, të veshura të zhveshura, të cilat i kanë lënë pas dore urdhërat e Allahut azze ue xhel.

Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: S’kanë për të hyrë në Xhenet dhe era e Xhenetit është 400 vite larg tyre. Pra ahireti nuk është që kalohet kollaj, një ditë te Allahu azze ue xhel në Xhehenem është 50.000 vite, nxehti i dunjasë është i vështirë por nxehti i ahiretit është edhe më i vështirë. Derisa thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Zjarri më i fuqishëm në tokë është ..?.. 69 herë më i ulët se zjarri i Xhehenemit.

Cili trup ka mundësi ta përjeton. Për këtë arsye Allahu azze ue xhel për të qenë më e ndershme për të qenë më nënshtruese para Allahut azze ue xhel duhet t’i bindet urdhërave të Allahut dhe duhet gjithashtu të rrespekton dëshirën e Allahut dhe dëshirën e burrit të saj dhe t’i nënshtrohet dhe ta shpëron veten e saj nga zjarri i Xhehenemit. Lusim Allahun e di më së miri.