A ka ndërruar jetë si shehid Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?

LAJME

Disa njerëz pretendojnë se dëshmorët janë të gjallë në varr, poashtu thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem gjithashtu është i gjallë në varr dhe sa është e vërtetë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur si shehid ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në fund të jetës tha e ndiej helmin e asaj delme që e ngrëra në Hajber, për këtë arsye më interesonte të di diçka më tepër për jetën e pejgamberëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë në varr.

S’ka dyshim se Allahu azze ue xhel na tregon për dëshmoret dhe thotë: Mos thoni për atë që kanë rënë dëshmorë, janë vrarë në rrugën e Allahut azze ue xhel, mos thoni për ata që janë të vdekur, ata janë të gjallë por ju nuk e hetoni. Gjithashtu Allahu azze ue xhel thotë në një ajet: mos mendoni për ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut se janë të vdekur, por ato janë të gjallë dhe furnizohen tek Allahu.

A do të thotë se ato janë të gjallë dhe nuk kanë vdekur edhe pas vdekjes së tyre, apo çka mund të kuptojmë nga këta ajete që Allahu azze ue xhel na përshkruan se dëshmorët janë të gjallë edhe pas vdekjes së tyre. Normal se nëse dëshmorët janë të gjallë, doemos duhet të jenë të gjallë edhe pejgamberet e Allahut në varret e tyre.

Na transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi i cili u pyet për këtë ajet, ai u përgjigj dhe thotë se këtë pyetje ia kemi parashtruar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra ne ishim ata që e pyetëm Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i thamë: Ja ResulAllah, si janë të gjallë dëshmorët në varr? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na u pergjigj dhe tha: Shpirtërat e dëshmorëve janë në brendësinë e zogjve të Xhenetit, ku zogjtë pushojnë në kandile të varura nën Arshin e Allahut, dhe fluturojnë e shëtisin në Xhenetin e Allahut, e prapë kthehen tek këto kandila dhe pushojnë në to, derisa pastaj Allahu azze ue xhel i pyet këta dhe ju thotë: A dëshironi diçka, a ju duhet diçka, a keni ndonjë kërkesë?

Përgjigjen këta dhe thonë: Nuk kemi kërkesa, nuk dëshirojmë asgjë për shkak se të gjitha të mirat i kemi. Në herën e tretë përgjigjen shpirtërat e dëshmorëve dhe thonë: Na rikthe edhe njëherë në tokë, na rikthe edhe një herë në dynja që të vritemi për Allah.

Dhe thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ato i përjetojnë të mirat e Xhenetit në këtë formë deri në ditën e Gjykimit, e në ditën e Gjykimit i rikthehen shpirtërat e tyre në trupat e tyre dhe hynë në Xhenetin e Allahut azze ue xhel. Pra nga ky hadith dhe hadithet e ngjajshme na bëhet me dije se jeta e varrit ndryshon nga jeta e dynjasë.

Dhe nuk nënkupton se shehidat nuk kanë vdekur por janë të gjallë, në atë kuptimin e dynjasë, pasi çdonjëri nga ne e di se me vdekjen e shehidit, ka të drejtë të martohet bashkëshortja e tij, trashëgimia i ndahet sikur ata të ishin të gjallë vërtetë siç pretendojnë disa, atëherë nuk do t’u lejohej gratë e tyre të martoheshin, nuk do të lejohet që pasuria e tyre të ndahet. Poashtu pejgamberet e Allahut vërtetë janë të gjallë siç transmetohet në hadithe të vërteta mirëpo gjallërimi i tyre në varr ndryshon, nga gjallërimi në tokë.

Për këtë arsye Ibn Kajimi thotë: Esenca në këtë botë e njeriut është trupi, ndërsa shpirti e pason, ndërsa jeta në varr esenca është shpirti, e trupi e pason, në ditën e Gjykimit trupi dhe shpirti të gjithë janë realitet të cilët do ta perjetojnë Xhenetin e Allahut azze ue xhel.

Pra jeta e pejgambereve në varr, ne mund të flasim vetëm për atë që na ka treguar Allahu azze ue xhel, mirëpo normal se nuk ka vend logjika të ndërhyn në të dhe të di realitetin dhe formën dhe mënyrën se si janë ato të gjallë, për këtë arsye Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyetën për dëshmorët dhe ai ju tregoi dhe tha se ato janë në brendësinë e shpendëve, janë në trupat e shpendëve që i perjetojnë të mirat e Xhenetit, ndërsa për besimtarët tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se trupat e besimtarëve që janë banorë të Xhenetit janë të varur nën hijet e pemëve të Xhenetit dhe i përjetojnë të mirat e Xhenetit në këtë formë, pra ndryshon shpirti i dëshmorit nga shpirti i besimtarit, poashtu dhe shpirtat e pejgamberëve të Allahut jetojnë me një formë që ne nuk dijmë për ta se si, ngase siç transmetohet nga hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më dërgoni salavate dhe selam mbi mua, ngase çdonjëri prej jush që më jep selam, më përshëndet, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thotë Allahu azze ue xhel ma rikthen shpirtin që të kthej selamin dhe në këtë formë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ua kthen selamin atij që i jep selam Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Ai që i jep selam Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në afërsi, pra Allahu azze ue xhel ia rikthen shpirtin dhe ia kthen selamin, dhe ata që i dergojnë selam prej së largu, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Allahu ka krijuar melek të cilët i bartin selamin dhe përshëndetjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e dërgojnë deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe formën se si ia kthen Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk na ka treguar Allahu azze ue xhel e as Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pra themi se jeta e tyre ndryshon nga jeta jonë në këtë botë. Sa i përket pyetjës se a është e vërtetë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur si dëshmorë, pra, është e vërtetë ngase transmetohet në disa hadithe që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem para se të vdes thotë ende e ndjej helmin e delës që e ngrëra në Hajber, e në një transmetim thotë:

Ja Aishe mendoj se tani është koha të ndikoj helmi i deles së ngrërë në Hajber, për këtë arsye kanë anuar dijetarët, disa nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si Ebu Hurejra apo Abdullah ibn Mes’udi i cili thotë më e dashur tek unë është që të betohem në Allahun 9 herë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur si shehid, se sa të betohem 1 herë e të them se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur, pra Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur edhe si shehid edhe si pejgamber, megjithatë jeta e tyre ndryshon nga jeta e kësaj dynjaje, ne mund të dimë për të vetëm aq sa na ka njoftuar Allahu dhe aq sa na ka treguar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, mirëpo formën më detale nuk mund ta dijmë ngase është një jetë krejtësisht tjetër dhe nuk mund t’i përngjan kësaj bote dhe kësaj jete që jetojmë në të, Allahu e di më së miri.