A lejohen të shiten materialet që përdoren në festat e jobesimtarëve?

TEMA TË NDRYSHME

A lejohen të shiten materialet që përdoren në festat e jobesimtarëve..

Festat e fundit të vitit kemi sqaruar në shumë ligjerata se janë të ndaluara, me argumente gjithashtu nuk lejohet asnjë send që është e veçantë për atë festë të shitet, siç janë bredhi, për shkak se siç kemi treguar se faktikisht këto pisha apo bredhat kanë qenë disa zotra që i kanë adhuruar paganët dhe kështu kanë kaluar në krishterizëm, pra nuk lejohet asesi besimtari të shet dhe atë dinar që e fiton me shitjen e bredhave e ka haram dhe Allahu na ruajtë me atë haram i ushqejnë edhe fëmijët e tyre.

Ndërsa sa u përket besimtarëve të cilët e dinë se është haram dhe e festojnë, e bëjnë këtë për shkak të besimit të dobët, për shkak të ndikimit të shoqërisë, për shkak të ndjekjes së epshit, për shkak të largimit nga dini, për shkak të largimit nga hoxhallarët, e kështu me radhë.

Lusim Allahun azze ue xhel që besimtarët t’i vetëdijëson, zemrat e tyre t’i mbush me iman, dhe inshaAllah largohen nga festat e huaja dhe i bashkangjiten radhëve të besimtarëve si u ka hije. Allahu e di më së miri!

– Hoxhë Sadullah Bajrami