A lejohet leximi i Kur’anit në varreza apo jo dhe a lejohet në ndonjë rast?

LAJME

A lejohet leximi i Kur’anit në varreza apo jo, ose a ka raste kur ndoshta është e ndaluar e në disa raste a lejohet. Faleminderit për mirëkuptimin?

S’ka dyshim se pasuria më e madhe që Allahu azze ue xhel ia ka dhuruar njerëzimit është zbritja dhe lehtësimi i fjalëve të Tij. Allahu azze ue xhel na nderoi me libër, na nderoi me pejgamber, na bëri një mrekulli, fjalën e Tij të pavdekur deri në ditën e Gjykimit, por mrekullia më e madhe është se robërve të Tij ua lehtësoi ua mundësoi ta kuptojnë fjalën e Krijuesit të tyre, dhe thotë Allahu në Kur’ani kerim:

A e shihni se si Allahu ua ka lehtësuar, a ka dikush i cili e përmend, a ka dikush që e faleminderon Allahun azze ue xhel për këtë mirësi që Allahu na i dha. Mirëpo për fat të keq, ky Kur’an dhe kjo mrekulli, kjo mirësi që Allahu na i dhuroi shpeshherë është zbritur është përdorur në vendin jo të duhur, sikur që pretendohet apo supozohet është përdorur në vendin jo të duhur, sikur që pretendohet apo supozohet apo veprohet me të dhe thuajse sikur Kur’ani ka zbritur për të vdekurit.

Kur’ani është libër që në këtë ka mësime, në të ka gjallërim, në të ka vetëdijësim për ata që janë të gjallë, vet në kaptinën Ja-Sin që shpeshherë ne e lexojmë për të vdekur, e faktikisht Kur’ani nuk është për të vdekurit, që Allahu thotë në këtë kaptinë, në këtë sure: Pse Allahu azze ue xhel na i ka zbritur këtë libër, thotë:

Ky Kur’an ka ardhur që t’ia tërheqin vërejtjen të gjallëve. Pra, Kur’ani nuk është për të vdekur. Sikur të ishte për të vdekur, Pejgamberi i Allahut nuk la send pa na mësuar e që na ofron tek Allahu, na kishte mësuar e do të kishte vepruar, do të kishte lexuar në varreza Kur’ani kerim, përkundrazi, dëgjojeni këtë hadith të bukur të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: Mos i shëndrroni shtëpitë e juaja në varreza. Pse ja ResulAllah, a ka mundësi që shtëpija të shëndrrohet në varr?

Thotë: Lexoni në të suren Bekare, pasi në atë shtëpi që lexohet sureja El-Bekare, shejtani ik prej asaj shtëpije. Pra, Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e konsideroi shtëpinë si varr? Shtëpija i përngjan varrit ngase në të nuk lexohet Kur’an. Pra normal se te shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte e ditur, e pranuar, se në varreza nuk lexohet Kur’an, ngase sikur t’u lexonte Kur’an edhe në varreza, s’do të kishte qenë krahasimi i saktë i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të krahason shtëpinë që nuk lexohet Kur’an me varrezat, për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vizitonte varrezat, i përshëndeste banorët e varrezave .. me çka i përshëndeste Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem banorët e varrezave, me selam apo me Kur’an?

Cila më me vlerë, a Kur’ani apo selami? Normal se Kur’ani, megjithatë, Pejgamberi i Allahut asnjë hadith, asnjë transmetim nuk ka se ndonjëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lexuar ndonjë kaptinë te varrezat.

E udhëzimi më i mirë, është udhëzimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na mësoi dhe na i lejoi që të lutemi për të vdekurit tek varrezat, na mësoi Pejgamberi i Allahut se si t’i përshëndesim banorët e varrezave, na mësoi Pejgamberi i Allahut se kur të kalojmë pranë varrezave të jobesimtarëve t’i përgëzojmë me zjarr, na mësoi shumë sende, mirëpo nuk na mësoi që të lexojmë Kur’an.

Kur’ani është për të gjallë dhe është për vepruar me të, për këtë arsye keni kujdes, mos të bëjmë pjesë në një ankesë që i Dërguari i Allahut ia paraqet Allahut në Ditën e Gjykimit dhe i thotë: O Zot, një pjesë e popullit tim e kanë braktisur këtë Kur’an. Pra nuk ka rast dhe nuk ka përjashtime që na lejohet që Kur’an të lexojmë për të vdekurit, Allahu e di më së miri.