A lejohet namazi i vitrit të falet me imam pas ramazanit apo namaz nafile me imam?

LAJME

A lejohet namazi i vitrit të falet me imam pas ramazanit apo namaz nafile me imam?

Lejohet, vetëm se nuk është prej sunetit që të falet namazi i natës dhe vitri vazhdimisht jashtë Ramazanit me imam.

Mirëpo lejohet, për shkak se na transmetohet nga Abdullah ibn Abasi, Abdullah ibn Mes’udi, kemi hyrë tek Pejgamberi i Allahut dhe e kemi gjetur duke bërë namaz dhe jemi lidhur pas tij, dhe Pejgamberi i Allahut e ka pohuar, në Ramazan dhe jashtë Ramazanit.

– marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajrami