A lejohet në dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, lutjet që janë nga 100 herë, të i numërojmë me tespih?

TEMA TË NDRYSHME

A lejohet në dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes që janë nga 100 herë, të i numërojmë me tespih?

I jemi përgjigjur edhe më herët kësaj pyetjeje dhe, dhikri i cili është i kufizuar për ata që nuk kanë mundësi t’i numërojnë me gishta, apo me majat e gishtave, lejohet t’i numërojnë me tespih, megjithatë, dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, që është të thuash: SubhanAllahi ue bihamdihi apo la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, nuk është i përcaktuar,

ngase thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Nuk ia tejkalon (pra atij që e ka thënë këtë dhikër) 100 herë, vetëm ai që thotë më shumë..

Nga ky hadith na bëhet e ditur se ti thuaj shumë herë, 100 herë, përpiqu t’i numërosh me majet e gishtërave të tu dhe nuk është e thënë që doemos që t’i thuash 100 herë, po edhe nëse e kalon 100 nuk ka problem. Për këtë arsye, unë preferoj, që dhikri i cili është i përmendur në këto hadithe, të numërohet me majet e gishtërve, pastaj edhe nëse nuk e arritur numrin 100 apo e ke kaluar, atëherë mendoj se nuk është problem, Allahu azze ue xhel e di më së miri.

– teksti është marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajrami