A lejohet të hysh në kishë, dhe të lësh aty ndonjë dhurat fetare, apo Kuranin?

TEMA TË NDRYSHME

A lejohet të hysh në kishë, dhe të lësh aty ndonjë dhurat fetare, apo Kuranin?

Normalisht, nuk lejohet që njeriu të hy në të dhe të lërë aty dhuratë, për shkak se në atë vend Allahut azze ue xhel i bëhet shirk, kufër. Pra, Allahu azze ue xhel nuk ka shok, Allahu nuk është i lindur, as nuk ka lind, Allahu nuk ka bashkëshorte, Allahu është i pastërt nga të gjitha ato që krishterët ia mveshin.

Në kishë, në këtë vend, adhurohet Allahu azze ue xhel gabimisht, i përshkruhet Atij shok, kurse Allahu thotë në Kur’an: Gati janë copëtuar qiejt (prej kësaj thënie), dhe Toka të shëmbet, dhe të rrëzohen malet – duke u thërrmuar, meqë ata i përshkruajnë fëmijë Bamirësit të Gjithmbarshëm. (Merjem, 90-91), e Allahu është Es-Samed, (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, (Ihlas, 3).

Si ka mundësi që t’u lëmë lëmoshë apo dhuratë fetare?! Për këtë arsye, feja e vetme e pranuar te Allahu është vetëm Islami.

Nuk ka mundësi që njeriu që pretendon se Isai alejhi selam është biri i Allahut, që pretendon se Merjemi është bashkëshortja e Allahut, që pretendon se Isai është zot, që pretendojnë se Uzejri është djali i Allahut, që pretendojnë se melekët janë bijat e Allahut, e pastaj, të gjithë këta të jenë të barabartë te Allahu?

Për këtë arsye, Allahu na ruajtë, të hysh në këtë vend që Allahut azze ue xhel i bëjnë shirk, kurse Pejgamberi i Allahut na ka këshilluar që edhe kur të kaloni te vendbanimet e atyre që Allahu ka zbritur dënimin, pra janë shkatërru dhe kanë kalu, ka thënë nxitoni .. Nxitoni se po ju zbret dënimi i Allahut në atë vend ku i ka zbritur edhe atyre. Për këtë arsye, nuk lejohet, asesi, që të hysh në atë vend dhe të lësh lëmoshë.

Të largohesh nga ata, të distancohesh nga ta është pjesë e besimit tone, pjesë e Islamit, lusim Allahun azze ue xhel që të na mbrojë dinin dhe imanin..

Hoxhë Sadullah Bajrami