A lejohet të kërkohet dua prej të gjallëve?

AKIDE

A lejohet të kërkohet dua prej të gjallëve?
Po, lejohet të kërkohet dua prej të gjallëve. Allahu duke iu drejtuar Muhamedit alejhi selam thotë:
“Kërko falje për gjynahun tënd dhe për gjynahun e besimtarëve e besimtareve.” (Muhamed, 19)
Tirmidhiu transmeton një hadith të vërtetë: “Një person i verbër erdhi te Muhamedi alejhi selam dhe i tha: “Lutju Allahut të më shërojë.” Muhamedi alejhi selam i tha: “Nëse dëshiron i lutem Allahut, por durimi është më i mirë për ty…”

4) Ç’është ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut alejhi selam?
Ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut alejhi selam është kumtimi i thirrjes së Allahut. Allahu thotë: “O ti i Dërguar, komunikoje atë që të është zbritur prej Zotit tënd.” (El-Maide, 67)
Muhamedi alejhi selam thotë: “O Zot dëshmo”, duke iu përgjigjur fjalës së shokëve të tij, ‘dëshmojmë se e ke kum tuar këtë thirrje’. (Transmeton Muslimi)

5) Prej kujt duhet ta kërkojmë ndërmjetësimin e Pejgamberit alejhi selam?
Ndërmjetësimin e Pejgamberit alejhi selam e kërkojmë prej Allahut. Allahu thotë: “Thuaj: “Tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm Allahut.” (Ez-Zumer, 44)
Muhamedi alejhi selam i ka mësuar shokët e tij të thonë: “O Zot, pranoje shefaatin e tij (Muhamedit alejhi selam) për mua.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Ruaje lutjen time që të jetë ndërmjetës në Ditën e gjykimit për atë që vdes nga ummeti im duke mos i bërë shirk Allahut.” (Transmeton Muslimi)

6) A kërkojmë shefaat prej të gjallëve?
Në çështje të kësaj bote është e lejuar kërkesa e shefaatit prej të gjallëve. Allahu thotë: “Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo dhe kush ofron ndihmë të ndonjë të keqe, do të ngarkohet me të.” (En-Nisa, 85).
Muhamedi alejhi selam thotë: “Ofroni ndihmë të shpërble heni.” (Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi)

7) Sa duhet të lavdërohet i Dërguari i Allahut alejhi selam?
I Dërguari i Allahut alejhi selam duhet të lavdërohet aq sa i takon atij sipas islamit. Allahu thotë:
“Thuaj (0 Muhamed alejhi selam): “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj.” (El-Kehf, 110)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Mos më lavdëroni tepër, ashtu siç e kanë lavdëruar të krishterët Isain, birin e Merje mes. Unë jam rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij…” (Transmeton Buhariu)