A lejohet të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut?

AKIDE

A lejohet të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut?
Jo, nuk lejohet të kërkohet ndihmë nga tjetërkush përveç Allahut në çështje që s’mund të të ndihmojë askush përveç Tij. Allahu thotë:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë.” (Fatiha, 4) I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur të kër kosh, kërko prej Allahut…” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë)

4) A lejohet therja e kurbanit për dikë tjetër përveç Allahut?
Nuk lejohet. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd.” (Keuther, 2)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “E mallkoftë
Allahu atë që therë kurban për tjetërkënd përveç Allahut.”
(Transmeton Muslimi)

Gjithashtu nuk lejohet të theret kurban te varret dhe përmendoret, edhe po qe se kjo është në emër të Allahut.
5) A lejohet të bëhet tavaf (rrotullim) rreth varreve me qëllim që t’i afrohemi Allahut?
Jo, kjo nuk është e lejuar. Muslimanët nuk rrotullohen askund tjetër përveçse rreth Qabesë. Allahu thotë:
“Dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth Shtëpisë së Lashtë.” (Haxh, 29)

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kush bën tavaf (sillet) rreth Qabesë shtatë herë dhe i falë dy rekate, ka shpër blim sikur të lirojë një rob.” (Hadithi është i vërtetë, transmeton Ibn Maxhe)