A lejohet të lexojmë Kur’an, duke qenë të shtrirë?

LAJME

A lejohet të lexojmë Kur’an, duke qenë të shtrirë?

Lejohet nuk është haram, por nuk është prej edukatës që të lexohet Libri i Allahut shtrirë. Prej edukatës është marrja e abdesit, të kthehesh kah Kibla, të ulesh, të rrespektohet fjala e Allahut azze ue xhel e jo të shtrihesh sikur të jesh duke lexuar biologji apo gjeografi. Kjo është fjala e Allahut, fjala e Krijuesit.

Sikur të ta dërgonte ndonjë mbret ndonjë mesazh, kur ta shohësh zgjohet menjëherë, e lexon disa herë dhe me koncentrim .. SubhanAllah, pra nuk është prej edukatës që Kur’ani të lexohet shtrirë.

– marrë nga ligjeratat e hoxhë Sadullah Bajramit