A lejohet të punësohem me një bank jo islame në të cilën punohet edhe me kamat

LAJME

A lejohet të punësohem me një bank jo islame në të cilën punohet edhe me kamat?

Pas studimeve në drejtimin e ekonomisë shfaqet rasti për punësimin në bank me që është një bank joislame dhe kamata është në përdorim, kisha pasur dëshirë të di a është gjynah nëse punësohet një musliman aty edhe nëse nuk është ai që e jep kamatën. Allahu ju shpërbleftë!

S’ka dyshim se punësimi në banka që punojnë me kamatë, ndalohet, siç ka thënë shejh Uthejmini: Ndalohet besimtari të punon në banka, edhe nëse nuk është pjesëmarrës direkt në kamatë, i ndalohet të jetë shofer, rojtar e kështu me radhë .. Ngase thotë Allahu në Kur’an: Ndihmohuni në të mira dhe mos u ndihmoni në të keqe. Gjithashtu thotë Ibn Uthejmini:

Ai i cili punon në bank, me vepër e ka lejuar mëkatin, plus asaj, nëse e konsideron mëkat dhe gjynah nuk ka mundësi të punon në interesin e asaj që është haram dhe e ndaluar, pra kjo bëhet fjalë për atë që nuk është i kyqur direkt në çështjen e marrjes apo dhënies apo dëshmisë së kamatës, ndërsa ata të cilët janë direkt që ndihmojnë, marrin pjesë në dhënien apo marrjen, apo deponimin e kështu me radhë, janë të mallkuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,

ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë me një hadith: Allahu e mallkon marrësin e kamatës, dhënësin e saj, dëshmitarët e kamatës dhe shkruesin, e pastaj thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ata janë të gjithë të njejtë, pra të gjithë e kanë një normë, kurse Allahu nuk e mallkon një njeri vetëm se kur e largon prej mëshires së Tij.

Pra nuk të lejohet asesi të punësohesh me një bankë e cila punon me kamatë, edhe nëse direkt nuk e ke përgjegjësinë e marrjes, dhënies, dëshmisë apo shkresës vetëm punësimin në të apo ruajtje e bankës është haram dhe e ndaluar në fenë e Allahut azze ue xhel, ngase mëkati më i madh që Allahu i ka shpallur luftë, është atyre të cilët mirren me kamatë.