A lejohet të recitohet me zë në namazin e natës, jashtë Ramazanit?

PYETJE PERGJIGJE

A lejohet të recitohet me zë në namazin e natës, jashtë Ramazanit?

S’ka dyshim se namazi i natës është një namaz vullnetar që njeriu ka të drejta të lexon me zë, dhe gjithashtu ka të drejta edhe të lexon pa zë. Cila është më e preferuar? Më e preferuar është ajo e cila është më afër devotshmërisë.

Mirëpo, nëse në atë vend ku falet ka njerëz që flenë, pushojnë, në këtë rast preferohet që mos të ngritet zëri lartë. Pasi në këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bënte namaz, por edhe kur hynte në shtëpi dhe e gjente Aishen duke fjetur, i jepte selam vetëm sa e dëgjon veshi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pra në këtë rast, nëse bën namaz, mos të ngritet zëri më tepër se sa e dëgjon veshi i yt, dhe mos të futet rijaja (syefaqësija) në zemrën tënde dhe të manipulon shejtani. Megjithatë, nëse nuk e shqetëson apo pengon askënd gjatë natës, dhe koncentrim dhe frikërespekt ke më tepër me leximin e Kur’ani kerimit me zë, atëherë nuk prishë punë dhe lejohet edhe leximi me zë.
Pra, të zgjedhësh me zë apo pa zë, me rëndësi, lusim Allahun që Allahu azze ue xhel ta mundëson të falësh namaz nate.