A lejohet të thuhet shprehja ‘Inshallah arrin në veshin e Zotit’?

TEMA TË NDRYSHME

A lejohet të thuhet shprehja ‘Inshallah arrin në veshin e Zotit’?

S’ka dyshim se nëse e kanë për qëllim që inshaAllah këtë fjalë e dëgjon Allahu, pra nëse e kanë për qëllim të dyshojnë se Allahu azze ue xhel ndonjëherë dëgjon, e ndonjëherë nuk dëgjon, apo i fshehet Allahut azze ue xhel ndonjë send, kjo është shirk, Allahu na ruajtë, nuk lejohet asesi, për shkak se Allahut azze ue xhel nuk i fshehet asnjë send dhe Allahu çdo fjalë e dëgjon.

Nëse është për qëllim që këtë fjalë të cilën e thanë, inshaAllah Allahu azze ue xhel e pranon dhe na i realizon dëshirën mendoj se nuk ka problem.

Allahu azze ue xhel më mirë e di.

– përgjigja është marrë nga video ligjerata e hoxhë Sadullah Bajramit