A lejohet të vendosi kurorë pa lejen dhe dijen e familjes?

LAJME

Jam një vajzë e re dhe besimtare, por një gjë më mundon shumë në kohën e fundit. Jam e dashuruar por familja ime ende nuk e dinë, ngase kam frikë nga reagimi i tyre. Dhe për këtë ju pyes se a mundem që nëse prindërit nuk pajtohen, unë të vendos kurorën pa lejen e tyre. Allahu ju shpërbleftë!

Së pari ne e lusim Allahun azze ue xhel, që Allahu t’i ruan vajzat e besimtarëve nga çdo sen që e hidhëron Allahun azze ue xhel, pra ia ke hapur derën vetes sate kur i ke shkelur normat e Allahut subhanehu ue teala, kur je dashuruar në dikë që e ke të ndaluar në fenë e Allahut azze ue xhel, të komunikosh me të tjerët dhe Allahu thotë në Kur’an:

Mos i ndjekni hapat e shejtanit. Pra shejtani nuk e ka një hap, por i ka disa hapa, pra duhet të pendohesh sinqerisht para Allahut azze ue xhel për këtë mëkat që e ki bë, para se Allahu të të ndëshkon ngase ne e lexojmë fjalën e Allahut azze ue xhel, lexojmë Kur’anin se Allahu mes dy bashkëshortëve zbrit rahmet, qetësi dhe rehati, e Allahu nuk zbrit rehati, e as qetësi e as mëshirë mes dy të rinjëve të cilët e kanë hidhëruar Allahun azze ue xhel. Mëshira dhe bereqeti i Allahu zbrit në vendin ku Allahu nuk hidherohët.

Sa i përket lidhjes së kurorës pa lejen e prindërve apo kujdestarit, përgjegjësit, kjo është e ndaluar në fenë e Allahut azze ue xhel, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Çdo vajzë e cila lidh kurorë me një të ri, pa lejen e kujdestarit, ajo kurorë është e pavlefshme, e pavlefshme, e pavlefshme.

Pra Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e konsideron kurorë, për këtë arsye nuk i lejohet asesi që femra ta marton veten e saj pa pajtimin e prindit së pari nëse e ka gjallë, e nëse e ka të vdekur atëherë vëllau i saj më i madhi, i rrituri i cili ka hyrë në moshën madhore, nëse nuk ka atëherë gjyshi nëse e ka gjallë, nëse nuk e ka gjyshin, atëherë xhaxhai nëse është gjallë, nëse këta mungojnë të gjithë atëherë mund të bëhet kujdestar edhe daja, nëse edhe ai mungon atëherë mund ta zgjedh një njeri të moshuar, të pjekur, fetar, që të bëhet përgjegjësi i saj i cili mund të kujdeset për ardhmërinë, kujdesin dhe interesin e kësaj femre dhe të bëj kurorë, mirëpo femra asesi nuk ka të drejta që të lidh kurorë pa konsultimin dhe pa pajtimin e përgjegjësit apo kujdestarit të saj.

Allahu e di më së miri!