A lejohet vendosja e diçkaje në trup apo diku tjetër me qëllim shërimi apo mbrojtje nga të këqijat?

AKIDE

A lejohet vendosja e diçkaje në trup apo diku tjetër me qëllim shërimi apo mbrojtje nga të këqijat?
Jo, kjo gjë nuk lejohet. Allahu thotë: “Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atëj.” (El-En’am, 17)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush vë hajmali (nuska) ka bërë shirk.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është sahih)

AFRIMI TE ALLAHU DHE KËRKIMI I NDËRMJETËSIMIT

1) Përpjekja për t’iu afruar Allahut
Njerëzit përpiqen t’i afrohen Allahut në forma të ndry shme. Këto forma ndahen në dy lloje: a) forma të lejuara dhe b) forma të ndaluara.
a) Format e lejuara të afrimit te Allahu janë vetëm ato forma që janë në përputhje me islamin. Këtu futen të gjitha veprat e mira të cilat janë argumentuar si të tilla nga islami. Veprat e mira me të cilat personi i afrohet më shumë Allahut janë kryerja e farzeve (veprave të detyrueshme si namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj.), pastaj vjen kryerja e veprave fakultative (vullnetare). Allahu thotë:
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe kërkoni afrim tek Ai.” (El-Maide, 35)

b) Format e ndaluara janë ato forma që bien ndesh me islamin. Ato jo vetëm që nuk e ojnë personin te Allahu, por bëhen shkak për ndëshkimin e personit. P.sh. përpjekja për t’iu afruar Allahut duke iu lutur një ose disa ndërmjetë suesve etj. Allahu thotë:

“Dhe mos lut tjetërkënd përveç Allahut, sepse ai nuk do të të sjellë as dobi e as dëm. Nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejtësi vetes.” (Junus, 106)