A më lejohet të lutem për dikënd që dua të martohem me të, edhe pse ka disa pengesa..?!

LAJME

A më lejohet të lutem për dikënd që dua të martohem me të, edhe pse ka disa pengesa, mirëpo shpresat nga Allahu nuk i kam këputur, bëj dua për atë person dhe e fali namazin e istiharës, më tregoni si të veproj?

Motër e nderuar, normal se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka preferuar që njeriu kur gjendet në namaz, e në veçanti kur është në sexhde, Allahut azze ue xhel t’i lutet më tepër, ngase thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Njeriu është më afër Allahut, kur është në sexhde.

Gjithashtu në një hadith, thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Lutjet më të pranuara tek Allahu janë lutjet që bëhen pas farzit. E pastaj kanë ndryshuar mendimet e dijetarëve, a pas farzit pas selamit apo para selamit, me rëndësi pra lutjet që bëhen në namaz, janë më të pranuara tek Allahu azze ue xhel.

A lejohet që njeriu të bëj dua për vëllezërit dhe motrat e tij duke qenë në namaz? Jo që lejohet por edhe preferohet. Ndërsa sa i përket martesës kisha preferuar që t’i lutesh Allahut azze ue xhel që të cakton atë që është më hajr për ty. Ngase Allahu ka thënë në Kur’an: Ndoshta njeriu fillimisht e do diçka apo e preferon dhe e pëlqen mirëpo është e dëmshme për të, e ndoshta ndonjëherë njeriu e urren diçka, e është më hajr për të.

Pra, duaja e istiharës që e ke theksuar dhe e ke përmendur se bëj istikhara, kjo do të thotë që ti t’i mbështetesh Allahut azze ue xhel. Dhe lutja e istihares do të thotë që Allahut azze ue xhel i thuhet: O Zot i madh, Ti e di të fshehtën, dhe unë nuk e di, Ti e di të ardhmën dhe unë nuk e di, nëse është hajr për mua, ma mundëso e nëse është sherr për mua, mos ma mundëso, kjo do të thotë një lutje që komplet i mbështetesh Allahut azze ue xhel.

Për këtë arsye, nëse nuk të përgjigjet Allahu azze ue xhel, të jesh e vetëdijshme se është e dëmshme për ty. Pra të ardhmen, asnjëri nga ne nuk e di, e Allahu është Ai që e di dhe Allahu mjafton për të gjithë ata që i mbështeten Atij.

Allahu e di më së miri.

Përgjigja është marrë nga videot e hoxhë Sadullah Bajramit