A mund të na tregoni për vlerën e leximit të Ajetul Kursijut?

PYETJE PERGJIGJE

A mund të na tregoni për vlerën e leximi të Ajetul Kursijut?

Ajetul Kursija është ndër ajetet më të mëdha në Kur’an, siç është transmetuar në disa tranmsetime kur është pyetur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i pyet shokët e tij dhe ju thotë: A e dini cili është ajeti më i madh në Kur’an apo në kaptinën El-Bekare? Përgjigjen shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe thonë: Allahu dhe i Dërguari i Allahut e dinë. Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përgjigjet dhe thotë: Ajeti më i madh në Kur’an është Ajetul Kursi.

Për këtë na transmetohet edhe një ngjarje e çuditshme që ndodhi me një shok të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ai ishte Ebu Hurejra, radijAllahu anhu. Ky sahabi, tregon dhe thotë se më la Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të ruaj zekatin e Ramazanit. Tha ky sahabi, më erdhi një njeri i moshuar dhe e pashë në skaj të pasurisë dhe tenton të marrë diçka.

– E kapa dhe i thash: çfarë merr? Çfarë kërkon në këtë vend? Mu ankua shumë dhe më tha se e kam familjen e varfër dhe fëmijët të uritur dhe i dhash diçka. U zgjova në mëngjes, dhe më tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ja Ebu Hurejra, çfarë bëri ai njeri që ishte mbrëmë tek ti? – Tha, ja ResulAllah, mu lut fortë i dhash diçka prej pasurisë, prej të cilës më zgjodhe që ta ruaj. Tha Pejgamberi i Allahut, ai ka për të ardhur përsëri, e nëse vie, mos i jep më.

Erdh në natën e dytë, mu lut përsëri si në herë e parë dhe i dhash. Në natën e tretë, erdhi prap, dhe tha Ebu Hurejra, e kapa fortë dhe i thash: UAllahi nuk të lëshoj derisa ta takosh Pejgamberin e Allahut. Atëherë mu përgjigj dhe tha, nëse më lëshon dhe më fal do të të mësoj diçka që me mua dhe me ato sikurse se unë, kurrë nuk do të takohesh dhe ajo do të jetë mburojë për ty.

Dashuria e madhe ndaj diturisë, vlera e madhe e diturisë tek Ebu Hurejra e bëri që edhe gjatë natës së tretë që ta lëshon, edhe pse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i pati thënë që mos t’i jep dhe mos ta lëshojë. Dashuria e madhe ndaj Ebu Hurejrës i tha: Më njofto! Ky plaku i tha: Kur të biesh për të fjetur në mbrëmje, lexoje Ajetul Kursinë, kurrë asnjëherë nuk ka mundësi askush të të bëj dëm.

Tha Ebu Hurejra, e lëshova, dhe vajta në mëngjes tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ma parashtroji pyetjen e njejtë dhe më tha se çfarë bëri ai njeriu i cili ishte mbrëmë tek ti? I thash ja ResulAllah, kështu dhe kështu ndodhi. Mu përgjigj Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: Të vërtetën e ka thënë edhe pse ai është gënjeshtar.

Pra Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na njofton se Ajetu Kursi është fortifikata, mburoja, më e fuqishme e besimtarit, ku edhe ka premtuar i Dërguari i Allahut se nuk ka mundësi ta dëmton njeriun, t’i ndodhë asnjë dëm prej xhinëve as prej shejtanëve, përderisa ai jeton dhe e këndon dhe lexon Ajetul Kursinë.

Gjithashtu, na ka ardhur në hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ai i cili e lexon Ajetul Kursinë pas farzit të çdo namazi nuk ngel për të për të hyrë në Xhenet, vetëm nëse vdes. Ky hadith nënkupton se ajo që e pengon besimtarin të hyjë në Xhenet është vetëm vdekja. Pra sikur që të vdes në atë rast, në ato çaste, do të jetë inshaAllah nga banorët e Xhenetit.

Pra, leximi i Ajetul Kursisë e ka vlerë e madhe tek Allahu, dhe siç kanë thënë se në të është edhe emri i Allahut azze ue xhel ngase siç transmetohet në një hadith, se emri i madh i Allahut është në tre kaptina të Kur’anit: në kaptinën El-Bekare, Ali-Imran dhe Ta-Ha.

– marrë nga ligjeratat e hoxhës Sadullah Bajrami