A prishet kurora mes burrit dhe gruas nëse burri sha në fenë, dhe nëse pendohet si të veprojnë?!

LAJME

Kemi dëgjuar se një njeri që e shan fenë i shkurorëzohet gruaja menjëherë dhe nëse pendohet duhet që të bëj një lidhje kurore të re. Më intereson të di, sa është e vërtetë kjo?

S’ka dyshim se ofendimi i dinit të Allahut azze ue xhel, apo ofendimi i Allahut, apo Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është një ndër veprat që kanë rënë në ujdi dijetarët se është vepër e kufrit që njeriun e nxjerr nga besimi. Sa i përket pyetjës se sa është e vërtetë se njeriu që ofendon dinin e Allahut i shkurorëzohet gruaja e tij?

Nuk është e vërtetë vëlla i dashur, mirëpo është e vërtetë se gruaja duhet të ndahet prej atij njeriu që e ofendon dinin e Allahut, e pastaj nëse pendohet ai njeri nga ai gabim i bërë, pra ka mundësi që gruaja të kthehet në kurorën e tij përderisa është në kohën e idetit, pra, nëse ai njeri i pendohet Allahut azze ue xhel,

përderisa gruaja e tij gjendet në kohën e idetit, nuk ka nevojë të lidhet kurorë sërish me të, por mjafton kurora e parë siç na transmetohet nga ngjarjet që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka porositur një grua besimtare që ka qenë kur e kanë pranuar burrat e tyre islamin që të lidhin kurorë të re përderisa ishin ata në idet, ndërsa nëse kalon koha e idetit e ai nuk i pendohet Allahut azze ue xhel,

atëherë ajo është e lirë që ajo grua të martohet me dikë tjetër dhe kjo konsiderohet një lloj ngjarje, një lloj shkurorëzimi me të, e nëse ai njeri i pendohet Allahut azze ue xhel pas kalimit të idetit, shumica e dijetarëve preferohet që të lidhin kurorë të re, pra nuk ka nevojë të lidhet kurorë nëse është në kohën e idetit dhe ai i pendohet Allahut azze ue xhel, e nëse pendimi i tij është pas kohës së idetit,

doemos duhet të lidh kurorë të re, ndërsa nëse vazhdon ai njeri në ofendimin e dinit të Allahut azze ue xhel, apo nuk pendohet nga ofendimi i dinit të Allahut, nuk i lejohet asaj grua që të kthehet dhe të vazhdon jetën me të, pra ajo grua duhet të ndahet nga ai njeri, ngase ky njeri me këtë vepër e ka braktisur dhe ka dalur nga feja e Allahut azze ue xhel, e besimtarës nuk i lejohet të jetojë me një njeri jobesimtar, e Allahu e di më së miri.