A shfaqet akoma shirku?

AKIDE

A shfaqet akoma shirku?

Shirku shfaqet akoma edhe sot. Mushrikët e hershëm besonin se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi, por u lute shin evliave të personifikuar në idhuj, për të ndërmjetësuar për ta te Allahu. Allahu thotë:
“Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë duke thënë: “Ne nuk adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut; s’ka dyshim se Allahu do t’i gjykojë mes tyre për atë
që ata ishin në kundër shtim. E është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar, jobesimtar.” (Ez-Zumer, 3)

Allahu dëgjon, është afër, nuk ka nevojë për ndërmjetë sues. Ai thotë qartë në Kuran:
“E kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” (El-Bekare, 186)
Ashtu siç kanë bërë mushrikët e hershëm, po ashtu janë duke bërë edhe shumë njerëz që u luten evliave të vdekur duke u munduar që me këtë t’i afrohen Allahut.

DËMET E SHIRKUT TË MADH

Cilat janë dëmet e shirkut të madh?
Shirku i madh është shkak që një person të mbetet në Zjarr përgjithmonë. Allahu thotë: “Atij që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.
Për mizorët nuk ka ndihmës.” (El-Maide, 72)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Secili që e takon Allahun duke i bërë shirk Atij, ai hyn në Xhehenem.”
2) A është e dobishme vepra e mirë nëse i bëhet shirk Allahut?

Nëse i bëhet shirk Allahut nuk ka dobi nga vepra e mirë,sepse Allahu thotë:
“E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit, do t’u shkojë huq ajo që kanë vepruar.” (El-En’am, 88)
Muhamedi alejhi selam thotë se Allahu thotë: “Unë jam aq i pasur saqë nuk kam nevojë për ortak. Kush bën ndonjë vepër duke më bërë në të shirk, do ta lë atë dhe shirkun e tij.” (Transmeton Muslimi)