AFRIMI TE ALLAHU DHE KËRKIMI I NDËRMJETËSIMIT

AKIDE

1) Përpjekja për t’iu afruar Allahut
Njerëzit përpiqen t’i afrohen Allahut në forma të ndry shme. Këto forma ndahen në dy lloje: a) forma të lejuara dhe b) forma të ndaluara.
a) Format e lejuara të afrimit te Allahu janë vetëm ato forma që janë në përputhje me islamin. Këtu futen të gjitha veprat e mira të cilat janë argumentuar si të tilla nga islami. Veprat e mira me të cilat personi i afrohet më shumë Allahut janë kryerja e farzeve (veprave të detyrueshme si namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj.), pastaj vjen kryerja e veprave fakultative (vullnetare). Allahu thotë:
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe kërkoni afrim tek Ai.” (El-Maide, 35)

b) Format e ndaluara janë ato forma që bien ndesh me islamin. Ato jo vetëm që nuk e ojnë personin te Allahu, por bëhen shkak për ndëshkimin e personit. P.sh. përpjekja për t’iu afruar Allahut duke iu lutur një ose disa ndërmjetë suesve etj. Allahu thotë:
“Dhe mos lut tjetërkënd përveç Allahut, sepse ai nuk do të të sjellë as dobi e as dëm. Nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejtësi vetes.” (Junus, 106)

2) A lejohet betimi në emër të krijesave?
Jo, nuk lejohet betimi në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Allahu thotë:
“Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringja llemi.” (Et-Tegabun, 7)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ai ka bërë shirk.” (Transmeton Ahmedi. Hadithi është i vërtetë)
“Kush do që të betohet, le të betohet në emër të Allahut ose
le të hesht.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Betimi në emër të pejgamberëve apo evliave është shirk i madh në rast se ai që betohet beson se nëse betohet rrej shëm në pejgamberë apo evliatë, këta të fundit do të hakme rren.