Ai që nuk i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij

TEMA TË NDRYSHME

“Ai që nuk i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe i tejkalon kufijtë e Tij, ai përgjithmonë do të qëndrojë në zjarrin e xhehenemit”

“Kush vjen me një të mirë, do të shpërblehet me dhjetë të mira dhe kush vjen me një të keqe, do të dënohet vetëm sipas saj, dhe atyre nuk iu bëhet padrejtësi”.

Hadithe për mosbindjen ndaj Allahut të Lartësuar

“Emigrues është ai që është larguar nga gjynahet dhe gabimet

“Shembulli im me ju, është porsi shembulli i atij që ka ndezur një zjarr dhe
fluturat bien në të. Unë ju mbroj juve që të mos bini në zjarrin e xhehenemit
(d.m.th. ju ndaloj juve nga gjynahet, sepse gjynahet ju çojnë drejt zjarrit).

“Çdo të ndodhë me ju kur t’ju bien pesë gjëra.

E para: Nëse përhapet imoraliteti dhe veprat e shëmtuara haptazi,
Allahu do t’ju godasë me malarien dhe me sëmundje që nuk kanë qenë
para jush.

E dyta: Ai popull që nuk ndan zekatin, Allahu i ndalon pikën e shiut dhe
sikur të mos ishin kafshët nuk do ta shihnit asnjë pikë.

E pesta: Ata që nuk zbatojnë librin e Allahut dhe nuk ndjekin synetin e të Dërguarit, a.s., Allahu do ti fus në luftë me njëri-tjetrin”.

“Nëse një rob bën një gjynah, ajo transformohet në zemrën e tij në një pikë të zezë dhe nëse pendohet, ajo fshihet dhe nëse vazhdon të bëjë gjynahe, ato shtohen pa pushim, derisa e mbulojnë zemrën me një shtresë të zezë”.

“Një njeriu i ndalohet bereqeti dhe i pakësohet rrizku për shkak të gjynaheve që bën”.