Allahu ka fshehur katër gjëra në katër gjëra

TEMA TË NDRYSHME

• Allahu ka fshehur katër gjëra në katër gjëra: Ka fshehur kënaqësinë e Tij në bindjen tuaj për Të. Mos nënvlerësoni as edhe një punë të mirë, se ndoshta kënaqësia e Allahut ndodhet në të. Ka fshehur zemërimin e Tij në pabindjen tuaj, mos nënvlerësoni as edhe një gjynah, sado i vogël që mund të jetë, se ndoshta aty ndodhet zemërimi i Allahut. Ka fshehur njerëzit e mirë në mesin tuaj, pra kini kujdes mos nënvlerësoni asnjë njeri, se ndoshta ai që ti nënvlerëson është më i dashuri i Allahut. Ka fshehur përgjigjen e lutjes, në lutjen që ju bëni, prandaj mos nënvlerësoni asnjë lutje, se ndoshta ajo mund të jetë e pranuar.