BAZAT E ISLAMIT

AKIDE

BAZAT E ISLAMIT

Xhibrili alejhi selam iu drejtua Muhamedit alejhi selam me pyetjen: “Ç’është islami?” Pejgamberi alejhi selam iu për gjigj: “Islam është të dëshmosh se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (la ilahe ilallah) dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut (Muhamedun resulullah), ta falësh namazin (duke e kryer atë në mënyrë të plotë), ta japësh zeqatin (që është dhënia e një pjese të caktuar të pasurisë), të agjërosh muajin e Ramazanit (që është lënia e ngrënies, pirjes, marrëdhënieve seksuale dhe të gjitha veprimeve që e prishin agjërimin prej agimit e deri në perëndim të diellit), ta kryesh haxhin nëse ke mundësi.”” (Transmeton Muslimi)