Çdo të thotë fjala ibadet (adhurim)?

AKIDE

Çdo të thotë fjala ibadet (adhurim)?

Termi el-ibade është term që përfshin çdo vepër që kryhet e të cilën e do Allahu, si p.sh. duaja, namazi, frika etj. Allahu thotë:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve” (El-En’am, 162)

Muhamedi alejhi selam duke i transmetuar fjalët e Allahut në hadithin kudsij thotë: “Vepra më e mirë dhe më e dashur me të cilën robi Im mund të më afrohet Mua është ajo të cilën ia kam bërë farz (obligim i domosdoshëm).” (Transmeton Buhariu)