Çdo të thotë iman?

AKIDE

Çdo të thotë iman?

Iman do të thotë të besosh me zemër, ta shprehësh atë besim me gjuhë dhe ta pasqyrosh me vepra. Allahu thotë: “Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar’. Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar se ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja.” (El-Huxhurat, 14)

Hasan el Basriu thotë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të përshkruar (zbukuruar), por është çështje që lë gjurmë në zemër (në të cilën është bindur zemra) dhe të cilin e vërtetojnë veprat.”