Çduhet të bësh kur dëgjoni gomarin apo gjelin natën?

HADITHE

Çduhet të bësh kur dëgjoni gjelin apo gomarin natën? Kur dëgjoni gjelin apo gomarin natën! Nga Ebu Hurejrah – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Kur të dëgjoni gjelin që këndon natën, kërkojini Allahut prej të mirave të Tij dhe shpresoni prej Tij, sepse ai (gjeli) ka parë engjëll.
E nëse dëgjoni pëllitjen e gomarit natën, kërkojini mbrojtje Allahut prej shejtanit, sepse ai ka parë shejtan.” “Sahihah” (3183)

– O All-llahu im, ma përmireso fenë time e cila është mbrojtje e çështjes sime, ma përmireso dunjanë time në të cilën jetoj dhe ma përmirëso ahiretin tim në të cilin do të kthehem. Ma bën jetën shtesë të çdo të mire dhe ma bën vdekjen rehati nga çdo e keqe. – O All-llahu im, kërkoj të më mbrosh nga ndërprerja e dhuntisë Tënde, nga largimi i faljes Tënde, nga ardhja e papritur e dënimit Tënd dhe hidhërimit Tënd në çdo gjë.

– “All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.