Ç’është herezia (ilhadi) dhe cila është dispozita e sheriatit për heretikun?

AKIDE

Ç’është herezia (ilhadi) dhe cila është dispozita e sheriatit për heretikun?

Ilhad do të thotë shmangie prej islamit dhe devijimi prej tij në çfarëdo forme. Pra ai që ka devijuar nga rruga e Allahut ose që kundërshton fenë e Tij me komente jo të vërteta është mulhid (heretik). Nën këtë term hyn ai që e mohon ekzi stencën e Zotit, ai që e zëvendëson Allahun me ndonjë zot tjetër dhe e adhuron atë, i lutet atij, e do dhe e madhëron atë, ai që pranon ide dhe ligje që e kundërshtojnë ligjin e Allahut. Gjithashtu në këtë grup futet edhe ai që tekstet e shpalljes, ajetet ose hadithet ia përshtat mendimit dhe dëshirave të tij duke ua shtrembëruar atyre kuptimin. Allahu thotë:

“Allahu ka Emra të mirë, andaj Atë thirreni me ato e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me Emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer për veprimet e tyre.” (El Araf, 180)

Katade r.a. thotë, “Julhidune do të thotë ata që bëjnë shirk në Emrat e Tij.” Ndërsa nga Ibn Abbasi r.a. transmetohet se, “Ilhad – do të thotë përgënjeshtrim.”

Allahu i Lartësuar thotë:

“Ata që shtrembërojnë argumentet Tona nuk mund të na fshihen.” (Fusilet, 40)

Gjykimi për heretikun ndryshon në vartësi prej herezisë. Po përmendim disa: a) Ai që e mohon ekzistencën e Zotit ose mohon diçka

prej Emrave dhe Cilësive të Allahut është kafir, b) Ai që i lutet tjetërkujt përveç Allahut ose kërkon ndih më prej të vdekurve ka bërë shirk, c) Ai që shtrembëron kuptimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut që përmenden në Kuran dhe sunnet është në humbje të qartë.

O Zot kërkojmë mbrojtje te Ti prej të gjitha llojeve të herezisë