Ç’është njësimi i Allahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij?

AKIDE

Ç’është njësimi i Allahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij?

Ta njësosh Allahun në Emrat dhe Cilësitë e Tij do të thotë ta përshkruash Allahun me ato Emra dhe Cilësi me të cilat Ai e ka përshkruar Veten dhe me ato Emra dhe Cilësi me të cilat i Dërguari i Allahut alejhi selam e ka përshkruar Atë, pa ia dhënë ato krijesave, pa i bërë atyre koment si dhe pa i krahasuar ato me emrat dhe cilësitë e krijesave. Allahu thotë:

“Asnjë send nuk është si Ai; Dëgjuesi dhe Shikuesi.”

(Esh-Shura, 11)