Ç’është shirku i madh?

AKIDE

1) Ç’është shirku i madh? Shirk i madh do të thotë të adhurosh (në ndonjë ose të gjitha format e adhurimit) dikë tjetër përveç ose bashkë me Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos lut tjetërkënd përveç Allahut, sepse idhujt nuk të sjellin as dëm e as dobi, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë dëm vetes.” (Junus, 106) I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Mëkati më i madh prej mëkateve të mëdha është shirku (idhujtaria)…” (Transmeton Buhariu)

2) Cili mëkat është më i madh te Allahu?

Mëkati më i madh te Allahu është shirku i madh. Argu ment për këtë është fjala e Lukmanit, të cilën Allahu na e tregon në Kuran:
“O djali im, mos i bëj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)
E pyetën të Dërguarin e Allahut alejhi selam: “Cili është mëkati më i madh?” Ai u përgjigj: “T’i bësh Allahut shok e Ai është që të ka krijuar.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

3) A është shirku i pranishëm në këtë ummet?
Po, shirku është i pranishëm në këtë ummet. Argument për këtë është fjala e Allahut:
“Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun vetëm se duke i shoqëruar zota të tjerë.” (Jusuf, 106)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa të takohen fise nga ummeti im me mushrikët dhe derisa të adhurohen idhujt.” (Hadithi është i vërtetë, transmeton Tirmidhiu)

4) Cila është dispozita e sheriatit për lutjet që u drejtohen të vdekurve dhe atyre që nuk janë të pranishëm?
Drejtimi i lutjeve atyre që kanë vdekur ose atyre që nuk janë të pranishëm është shirk i madh. Allahu thotë:
“Pra, përveç Allahut mos lut Zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.” (Esh-Shuara, 213)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kush vdes duke lutur dikë tjetër përveç Allahut, ai hyn në zjarr.” (Tran smeton Buhariu)
5) A është lutja (duaja) adhurim?
Po, duaja është adhurim. Allahu thotë:
“Zoti juaj ka thënë: ‘Më thirrni Mua, Unë ju përgji gjem e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhuri mit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem.” (Gafir, 60)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Lutja është adhurim.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë)

6) A e dëgjojnë të vdekurit lutjen?
Jo nuk e dëgjojnë. Allahu thotë:
“E ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” (Fatir, 22)
“Vetëm ata që dëgjojnë (mesazhin e pejgamberit Muha med alejhi selam) do të pranojnë (e do të përfitojnë), por sa për të vdekurit (kafirët), Allahu do t’i ngrejë ata dhe tek Ai do të kthehen (për të marrë shpërblimin e tyre).” (El-En’am, 36)

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Allahu ka me lekë vëzhgues në tokë që i kumtojnë përshëndetjet e ummetit tim.” (Hadithi është i vërtetë)

Meqenëse i Dërguari i Allahut alejhi selam nuk i dëgjon përshëndetjet e ummetit të tij pa ndërhyrjen e melekëve, si mund të dëgjojnë të tjerët?!

Transmetohet prej Ibn Umerit r.a. i cili ka thënë: “Muha medi alejhi selam u ndal në vendin e betejës në Bedër atje ku kishin vdekur mushrikët dhe tha: ‘A e gjetët të vërtetën, atë që ua premtoi Zoti juaj?’ Pastaj tha: ‘Këta tash dëgjojnë ç’them unë.”

Kjo ngjarje ndodhi në prani te Aishes r.a. e ajo tha: “Muhamedi alejhi selam ka thënë: ‘Ata tash e dinë se ajo të cilën ua kam thënë unë është e vërtetë.” Pastaj e lexoi ajetin 80 nga sureja Neml: “Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit.”

Katadeja që transmeton hadithin e Ebi Talhës, thotë: “I ka ngjallur Allahu (ata) për të dëgjuar fjalët e pejgamberit për t’i nënçmuar ata dhe duke ua treguar atyre dënimin që e kanë gjetur dhe pendimin e tyre të vonuar e të padobishëm.” (Transmeton Buhariu)

Duke u mbështetur në argumentet e mësipërme, nxje rrim përfundimin se të vdekurit në përgjithësi nuk dëgjojnë, ndërsa për sa i përket shprehjes së të Dërguarit të Allahut ‘ata tash dëgjojnë’, kjo ka të bëjë me një rast të veçantë. Allahu në këtë rast ua ka bërë atyre të mundur që të dëgjojnë e kjo është mrekulli që Allahu ia ka dhënë të Dërguarit të Tij. Allahu e di më mirë.