Çfarë kuptimi ka hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Njeriu në ditën e gjy kimi ringjallet me atë që e do?

LAJME

Çfarë kuptimi ka hadithi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Njeriu në ditën e gjykimi ringjallet me atë që e donë, a do të thotë se njeriu nëse e do një lojtar siç ndodhë me të rinjtë do të ringjallet me to?

Pyetja është me vend, pra thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem siç na është transmetuar në hadithe të vërteta që thotë i Dërguari i Allahut, kur erdh e pyeti një njeri dhe i tha se kur do të ndodh katastrofa, dita e Gjykimit? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyet pyetësin dhe i thotë se çfarë ke përgatitur për ditën e Gjykimit?

Ai tha: nuk kam përgatitur shumë namaz vullnetar, nuk kam përgatitur shumë ibadete vullnetare, vetëm se unë e dua Allahun dhe e dua Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe kam dëshire të jem me to. Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem siç transmeton Enesi, se njeriu në ditën e Gjykimit ringjallet me atë që e do.

Enesi transmeton dhe thotë se s’ka pasur gëzim më të madh në Medine pas ardhjes së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë qytet, vetëm në atë ditë kur na paralajmëroi dhe na tregoi dhe na tha se njeriu në ditën e Gjykimit ringjallet me atë që e do.

Tha ne e duam Pejgamberin e Allahut, e duam Ebu Bekrin dhe Omerin, edhe pse veprat tona nuk i kemi si to, megjithatë shpresojmë të jemi me to.

Pra vëllezër të ndershëm, ky hadith i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përgëzues, paralajmërues, megjithatë është hadith i rrezikshëm ngase njeriu në ditën e Gjykimit ringjallet me atë që e do. Dijetarët islam kur kanë folur në këtë tematike kanë thënë se dashuria është dy lloj:

1) Dashuria për nga feja – Pse i do të mirët? Ngase i do se janë besimtarë dhe kanë vepra të mira. Pra nëse je prej atyre, do të ringjallesh me to për shkak të dashurisë që e ke ndaj fesë së Allahut azze ue xhel, por e kunderta, nëse i do jobesimtarët për shkak të dinit të tyre do të ringjallesh me to, Allahu na ruajtë.