Cila është detyra e thirrësve dhe bashkësive islame?

AKIDE

Cila është detyra e thirrësve dhe bashkësive islame?

Thirrësit dhe bashkësitë (xhematet) islame e kanë për detyrë të ecin në rrugën e Kuranit dhe sunnetit. Ta fillojnë thirrjen e tyre ashtu siç e kanë filluar thirrjen e tyre për në shpëtim të gjithë pejgamberët e në krye të tyre Muhamedi alejhi selam.

I Dërguari i Allahut alejhi selam ka filluar thirrjen e tij nga teuhidi. Ai ka qëndruar në Mekë 13 vjet duke i thirrur njerëzit në teuhid, duke ua bërë atyre të qartë se adhurimi në të cilin hyn edhe lutja (duaja), nuk duhet t’i drejtohet askujt tjetër përveç Allahut, sepse vetëm Ai ka mundësi t’i përgjigjet kësaj lutjeje si dhe duke ua bërë atyre të qartë se vendosja e ligjeve dhe të gjykuarit nuk i takojnë askujt tjetër përveç Allahut, sepse vetëm Ai është Krijuesi dhe Ai e di më mirë çfarë është më e mirë për krijesat e Tij. Pasi u largua nga Meka, Muhamedi alejhi selam në Medinë e ndërtoi shtetin islam, thirri dhe luftoi për ta ngritur lartë Fjalën e Allahut.