Cila është dispozita e islamit për vëllezërit që postojnë familjaret e tyre në facebook dhe a hyn kjo në dejuthizëm?

PYETJE PERGJIGJE

Ka disa vëllezër të udhëzuar në Islam, po dalin nëpër facebook, në foto me gratë e tyre të cilët i kanë me mbulesa, por pa nikab, ku ato foto i shikojnë njerëzit e huaj, gjegjësisht, secili që dëshiron. Cila është dispozita e islamit për këtë çështje dhe a hyn kjo në dejuthizëm? Allahu ju shpërbleftë!

S’ka dyshim se kjo është një mëkat që i bëhet Allahut azze ue xhel 24 orë. Pra, ai i cili e shfaq një foto që Allahu azze ue xhel ka urdhëruar që të mbulohet, në facebook apo në vende të ndryshme, faktikisht Allahut azze ue xhel vazhdimisht i bëhet mëkat, për shkak se Allahu azze ue xhel, gjegjësisht për gratë dhe femrat, ka porositur dhe ka thënë “mbulonu apo rrini në shtëpitë e juaja dhe mos u zbuloni ashtu siç janë zbuluar gratë në kohën e injorancës”.

Edhe pse, gratë në kohën e injorancës, sigurisht kanë qenë shumë më të mbuluara se sa gratë e kohës bashkëkohore. Lusim Allahun azze ue xhel që t’ua dashuron mbulesën grave dhe femrave muslimane.

Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: Tre lloj të njerëzve s’kanë për ta shijuar xhenetin e Allahut, njëri nga ato, siç përmendet në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Dejuth. Të pranishmit e pyetën të Dërguarin e Allahut, dhe i thanë: Ja ResulAllah, kush është dejuth? Tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ai i cili pohon apo lejon që mëkati të shfaqet në shtëpinë e tij apo në familjen e tij. Gjithashtu thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Allahi ia ka bërë haram xhenetit, që ta pranon dejuthin. Për këtë arsye lusim Allahun azze ue xhel të mos na bëj dejuth, të cilët mëkatet i publikojnë vullnetarisht me pëlqimin dhe pajtimin tonë.

Pra, ata meshkuj, ata burra që e kanë vepru këtë vepër le ti pendohen Allahut azze ue xhel, ti largojnë ato fotografi që i kanë shfaqur nëpër faqet e facebookut, dhe mos të jenë prej atyre që Allahu azze ue xhel zbrit hidhërimin e Tij ndaj atyre.

Lusim Allahun azze ue xhel që mësimet e Allahut azze ue xhel të gjejnë vend në zemrat tona mos t’i kemi gjoksat e ngushtuara mbi porositë dhe mësimet që na i mësoi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe Allahu azze ue xhel porositi të Dërguarin e Tij që këtë mesazh ta përcjell deri tek veshët e atyre që e dojnë Allahun dhe e dojnë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Allahu e di më së miri!

– përgjigja është marrë nga videot e hoxhës Sadullah Bajrami