Cila është dispozita e sheriatit mbi magjinë?

AKIDE

Cila është dispozita e sheriatit mbi magjinë?

Magjia është një prej mëkateve të mëdha, në disa raste mund të jetë kufër. Allahu thotë:
“Por djajtë ishin të pafe, sepse ua mësonin njerëzve magjinë.” (El-Bekare, 102)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Largohuni prej shtatë veprave shkatërruese: të bërit shirk Allahut, ma gjia (sihri)…” (Transmeton Muslimi)
Magjistarët mund të jenë mushrikë, kafirë ose çoroditës ndaj të cilëve duhet të zbatohet ligji islam në vartësi të asaj që ata e kanë bërë.

A duhet t’i besohet falltarit dhe astrologut në thëniet e tyre për çështjet që janë gajb (fshehtësi)?
Jo, nuk duhet t’u besojmë në atë që e thonë. Allahu thotë:
“Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiej, as në tokë, nuk e di të fshehtën.” (En-Neml, 65)
1 Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kush shkon te falltari dhe astrologu dhe i beson asaj çka e thonë, ai e ka mo huar atë që i ka zbritur Muhamedit.” (Hadithi është i vërtetë, transmeton Ahmedi)