Cila lutje është më e saktë, që të thuhet pas ngritjes nga rukuja?

PYETJE PERGJIGJE

Cila lutje është më e saktë, që të thuhet pas ngritjes nga rukuja?

Vëllezër të nderuar, ne kemi 4 transmetime të vërteta, që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të gjitha i ka bë. Siç transmeton Buhariu dhe Imam Muslimi dhe të tjerët, pra Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndonjëherë ka thënë: Rabbena lekel hamd, ndonjëherë ka thënë: Allahumme rabbena lekel hamd, ndonjëherë ka thënë: Rabbena ue lekel hamd, e ndonjëherë ka thënë: Allahumme rabbena ue lekel hamd.

Pra, nga këto 4 forma, lejohet që njeriu të zgjedh njërën nga këta apo preferohet që njeriu t’i ndryshon, ndonjëherë të thotë Rabenna lekel hamd, e ndonjëherë rabbena ue lekel hamd, ndonjëherë të thotë Allahumme rabbena lekel hamd, e ndonjëherë Allahumme rabbena ue lekel hamd.

Ndërsa fjala ”ue shukr” që i shtohet tek disa namazli, kanë thënë dijetarët se ky transmetim është i dobët, e Allahu azze ue xhel më së miri e di.