Cilat janë kushtet e shprehjes ‘la ilahe ilallah’ dhe ç’do të thotë kjo shprehje?

AKIDE

Cilat janë kushtet e shprehjes ‘la ilahe ilallah’ dhe ç’do të thotë kjo shprehje?

Duhet ta dish vëlla i dashur musliman, Allahu na udhëzoftë, se fjala ‘la ilahe ilallah’ është çelësi i Xhenetit, mirëpo çdo çelës ka dhëmbë, kështu që nëse e ke çelësin me dhëmbë mund ta hapësh derën, përndryshe nuk do të mundesh. Dhëmbët e këtij çelësi janë kushtet e shprehjes ‘la ilahe il allah’. Këto janë:

a) Posedimi i diturisë mbi kuptimin e kësaj shprehjeje, që do të thotë ta mohosh adhurimin e tjetërkujt përveç Allahut dhe t’ia kushtosh këtë adhurim vetëm Allahut Një. Allahu thotë:

“Dije nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.” (Muhamed, Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush vdes duke ditur se s’ka tjetër që meriton adhurim përveç Allahut, ai hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)

b) Posedimi i bindjes së plotë, që do të thotë të jesh i bindur në këtë gjë me gjithë zemër duke mos dyshuar aspak.

Allahu thotë:

“Besimtarët janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan…” (Huxhurat, 15)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush dëshmon se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij si dhe e takon Allahun duke mos dyshuar aspak

në Të, ai hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)

c) Pranimi i asaj që kërkon kjo shprehje me zemër dhe gjuhë. Allahu thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër

përveç Allahut, ata e mbanin veten lartë. Dhe thoshin:
“A do t’i braktisim ne Zotat tanë për një poet të çmendur.”

(Es-Safat, 35-36)

d) Pranimi i plotë dhe nënshtrimi në atë që e thotë kjo shprehje. Allahu thotë:

“Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij…” (Ez Zumer, 54)

e) Thënia e kësaj shprehjeje me sinqeritet nga zemra.

Allahu thotë:

“Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë ‘ne kemi besuar’ e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që thanë të vërtetën, do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (El-Ankebut, 1-3)

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër veç që ta adhuronin Allahun me dashuri të sinqertë ndaj Tij.” (Bejine, 5)

I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “S’ka njeri që dëshmon sinqerisht nga zemra se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij e që Allahu mos ta bëjë haram për të hyrjen në Xhehenem.” (Mutefekun alejhi, transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Në një hadith tjetër, ai thotë: “Njeriu më i gëzuar me shefaatin tim është ai që thotë ‘la ilahe ilallah’ nga zemra e sinqertë ose shpirti i sinqertë.” (Transmeton Buhariu.)

f) Ta duam këtë shprehje të mirë dhe ata që e thonë sinqerisht atë e t’i urresh ata që i kundërvihen asaj. Allahu thotë:

“E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata si Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” (El-Bekare, 165)

Muhamedi alejhi selam thotë: “Te personi te i cili gjenden tri gjëra, ai e ka gjetur ëmbëlsinë e imanit;
Të jenë Allahu dhe Pejgamberi më të dashur për të se çdo gjë tjetër, ta dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në kufër pasi që Allahu e ka shpëtuar prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” (Mutefekun alejhi, transmeton Buhariu dhe Muslimi)4

4 Marre nga libri El-Velau Vel-Berau fil-Islam, autor Muhamed Seid Kahtani.